Si i përgatiste vrasjet e heronjve “komandant-ziu”

Si i porositi syzat 200 dollarë, ‘komandanti’, për të vrarë shqiptarë

Ajo bisedë shumë më shqetësoi. Isha në gjendje shumë të keqe në ato momente. Si të mendojë dhe si të veprojë njeriu ashtu? Ma kujtoi librin që e kisha lexuar dy herë, libri “Kur Lindi Partia” i Enver Hoxhës. Të gjithë ata shokët e tij ishin vrarë e zhdukur në mënyra të ndryshme.

Mezi që pritsha të shkëputem nga ky njeri. Përfunduam te kafe Nikolino. Aty u ndamë dhe e lamë të takohemi nga mbrëmja po në atë vend, që të shkojmë t’i marrim syzat. Isha shumë i shqetësuar në ato momente. Ishte një dit shumë e vështirë për të punuar. Pas një ore takova një mik timin, për të cilin kisha respekt. Kishte shumë njohuri për situatën dhe për gjendjen në Kosovë dhe këtu.

Pasi që biseduam, unë mora rrugën për në dyqanin ku ishim më parë për syzat e këtij komandanti të çuditshëm. Kur hyra në lokal, më tha shitësja: Ju lutem mos më keni keqkuptuar zotëri, por ju thashë të vini pas disa orëve, e jo tani! I thashë se e di zonjë e nderuar, por erdha të bisedojmë për një punë që është shumë humane.
Më porositi një kafe ekspresso dhe fillova unë duke ia treguar gjendjen në Kosovë. Vrasje, masakra, djegie e tjera.

Shitësja ishte në moshën e tridhjetave, filluan t’i mbushen sytë me lot dhe më tha: “Unë jam ndjerë keq shumë kur ai shoku yt tha se do t’i përdori syzat për snajper për të vrarë shqiptarët”.kohaislame

Artikulli paraprakBashar al-Assad, strehim politik në Afrikë?
Artikulli vijuesMjekët arabë ndihmuan dhjetë fëmijë tu kthehet dëgjimi