Si "mbyllën" shejtanët gjatë Ramazanit

 
Shpjegim i hadithit “Shejtanët ndryhen” 
Përmbledhur nga Ebul Hasen Malik el-Akhdar 
                                                                          
I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë: 
“Kur të fillojë ramazani, portat e xhenetit hapen, portat e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët ndryhen”.                                                                
Shumë pyesin:”Nëse shejtanët ndryhen, atëherë përse ende ndodhin të këqijat dhe mëkatet?” 
E para e punës, ky hadith është i vërtetë. Imam el-Buhari e ka shënuar atë në Sahi-në e vet, në 
Kapitullin e Agjërimit1; Imam Muslim e ka shënuar në Sahi-në e vet, në Kaptinën e Agjërimit2; Imam en-Nesai e ka shënuar në Sunen-in e vet, në Kapitullin e Agjërimit3; dhe Imam Ahmed e ka shënuar në Musned-in e vet4
Ibn Haxher, rahimehullah, thotë në shpjegimin e këtij hadithit, në Fet’hul-Bari5
“‘Dhe shejtanët ndryhen’, [në lidhje me këtë] el-Halimi ka thënë:’Ka mundësi se ajo që është menduar me shejtanë janë ata të cilët përgjojnë [Shpalljen] dhe se ky ndrynim ndodh gjatë netëve [të ramazanit] e jo gjatë ditëve, sepse atyre u është ndaluar të përgjojnë gjatë kohës së shpalljes së Kuranit, kështu që atyre u bëhet ky ndrynim si masë shtesë për mbrojtje [të Shpalljes]. Dhe ka mundësi se ajo që është menduar është se shejtanët nuk janë aq të vendosur në nxitjen e muslimanëve siç janë jashtë tij [dmth ramazanit], ngaqë muslimanët janë të zënë me agjërim, gjë që i ndrydh epshet e tyre, si dhe për shkak të leximit të Kuranit dhe kujtimit/përmendjes së Allahut’. 
Të tjerët kanë thënë:’Ajo që është menduar me shejtanë janë disa prej tyre, të këqijtë ndër ta…'” 
Ibn Haxher, rahimehullah, vazhdon të citojë opinionin e Ijadit:”…’Ka mundësi që kjo të aludojë në shpërblimin dhe faljen e madhe [në ramazan], dhe se nxitja e shejtanëve dobësohet deri në atë masë, saqë bëhen sikur të jenë ndryrë’. Ai [Ijad] thotë:’Ajo që e mbështet mundësinë e dytë është thënia e tij në transmetimin e Junusit nga Ibn Shihab, në Sahi Muslim:’Hapen dyert e mëshirës’. Ka mundësi që hapja e dyerve të xhenetit do të thotë: çfarë ka hapur Allahu për adhuruesit e Tij nga aktet e bindjes, dhe këto janë arsyet për hyrjen në xhenet. Kurse, mbyllja e portave të xhehenemit do të thotë largim nga dëshira për të mëkatuar, gjë që e çon mëkatarin në xhehenem, dhe ndrynimi i dreqërve do të thotë dobësim i mundësisë së tyre për të nxitur dhe për t’i zbukuruar dëshirat'”. 
 
Ai [Ibn Haxher] vazhdon ta citojë el-Kurtubin, rahimehullah, kur thotë:”Nëse bëhet pyetje se si bëhet që të shohim shumë të këqija dhe mëkate në ramazan? Nëse shejtanët mbyllen, përse ndodh kjo? Përgjigja në këtë është se pak nga ata që agjërojnë, e kryejnë agjërimin siç duhet. Ose ajo që mendohet më këtë janë disa nga shejtanët, të këqijtë ndër ta, jo të gjithë, siç ka paraprirë në disa transmetime. Ose ajo që mendohet është dobësimi i së keqes në ramazan, dhe kjo mund të ndjehet, se vërtet e keqja gjatë tij është më e rrallë sesa jashtë tij. Njëherësh, ndrynimi i të gjithë shejtanëve nuk e bën të domosdoshme mospasjen e së keqes dhe mëkatit, sepse ka të tjera arsye për këtë, përveç shejtanëve, si: natyra e ligë, traditat e çoroditura si edhe shejtanët ndër njerëzit”. 
Të tjerët kanë thënë:”Mbyllja e shejtanëve në ramazan tregon heqjen e arsyetimit për njeriun. Kjo është sikur t’i thuhej atij:’Shejtanët janë penguar, kështu që mos i përdor ata si arsyetim për lënien e akteve të bindjes apo për bërjen e mëkateve'”. [Përfundoi citati i Ibn Haxher] 
Imam en-Neueui, rahimehullah, thotë në shpjegimin e Sahi Muslim6
“‘… portat e xhenetit hapen, portat e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët ndryhen’. el-Kadij Ijad thotë:’Ka mundësi që kjo të jetë thënë në kuptimin e drejtpërdrejtë, dhe se hapja e portave të xhenetit, mbyllja e portave të xhehenemit dhe ndrynimi i shejtanëve janë shenja të hyrjes së ramazanit dhe lavdërim i shenjtërisë së tij. Dhe ata [shejtanët] ndryhen, për t’u penguar nga dëmtimi i besimtarëve dhe nga nxitja e tyre’. Po ashtu, ka thënë:’Ka mundësi që ky të jetë shpjegim figurativ dhe se kjo e ka domethënien e shpërblimit dhe faljes së madhe, si dhe që nxitjet e dëmet e shejtanëve dobësohen, në mënyrë që ata të jenë sikur të ndryrë, dhe se ata pengohen nga disa gjëra e jo nga të gjitha, dhe nga disa njerëz e jo nga të gjithë…” 
 
1.Hadithi numër 1899. 
2.Hadithi numër 2492-2493. 3.Hadithi numër 2104-2106. 
4.Vëllimi 2, f.281. 
5.Vëllimi 4, f. 707. 
6.[7/186-187].  
therighteouspath.com 
   
 
Artikulli paraprakSkype vjen edhe në web, mbështet 30 gjuhë!
Artikulli vijuesBimët që mjekojnë bajamet