Leutrim Gruda, kandidat në PhD për Mekatronikës ka shkruar një status që mban disa të vërteta, që Kosovës po i prishin harmonin fetare të kultivuar ndër vite në këto treva. Ai ka shkruar kështu:
“Per me ndertu nje xhami duhet me u ndesh me keto skenare:
1. Edhe pse e ka dhuru token xhemati, komuna nuk leshon leje,
2. Nese i shterren argumentet per mosdhenien e lejes, i gjen nja dy tre fshatare ose qytetare me dal me thane qe na jemi per shkolla e jo per xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria,
3. Nese edhe kjo nuk i zbraps xhematin, tash jemi shtet demokratik, po shkojme me nje referendum (rasti ma i mire) ose e anulojne edhe bejne presione e shantazhe (rasti mesatarisht i keq)
Hajt tash te provojm me ndertu nje kishe (dy raste n’Drenas):
1. Njeri prej pak te konvertuarve n’krishtere (qe nuk perben as 2% te banuesve) shpreh deshiren per me ndertu kishe edhe e dergon nje kerkese ne komune,
2. Kryetari i komunes, kryetari i kuvendit dhe disa servile te tyre nuk behen rehat deri sa te kryhet kjo pune (ua gjejne token (s’ka rendesi shkeljet ligjore) dhe ua falin pasurine e perbashket nje komuniteti (normal t’krishtere), leja ma veq u leshu n’momentin qe e kane enderru ndertimin e kishes dhe gjithashtu perkujdesen me i ngreh zhag ata qe marrin pak guxim me i thane dy tre fjale kunder)
3. Urime
Zotin e kam deshmitar qe nuk jam kunder te drejtave te krishtereve dhe kam raporte shume te mira me te gjithe krishteret qe i njoh. Edhe kjo qe po ndodh nuk eshte me fajin e tyre.
Mirepo gjithe keto padrejtesi dhe favorizime mbi nje grup religjioz pakice a nuk jane arsye per radikalizem a?
Ky eshte vetem nje segment i padrejtesise, dhunes psikologjike dhe presioneve qe ushtrohen perdite mbi muslimanet praktikues dhe perseri shtrohet pyetja nga autoritetet kush po i radikalizon muslimanet?!?!
Valla duhet me qene bajagi magar mos me kuptu qe qeverisja jone le qe na e qoi shtetin poshte, por edhe rinine me te mire na e morri n’qafe e po na qon drejt nje polarizimi qe mund te kete pasoja katastrofale.
O Zot ruana nga sherri i politikaneve tone!”