Si mund ta trajtojme gastritin në mënyrë natyrale

Simptomat e gastritit përfshijnë humbjen e peshës dhe oreksit, marrje mendsh e të vjella, apo edhe një ndjenjë ngopjeje pas një sasie të vogël të ngrënë. Gastriti është një ndezje e mukozës së stomakut, si pasojë e shumë faktorëve. Po si ta trajtojmë? Ndiqni këto këshilla:

1.Para së gjithash mundohuni të evitoni ushqimet pikante, ato që zakonisht u japin probleme gastrike, si ushqimet me yndyrëra e të skuqura. Po ashtu eliminoni edhe konsumin e alkoolit.
 
2.Kërkoni ilaçe anti-acidike, që nuk kërkojnë ndonjë recetë mjekësore. Ato reduktojnë acidet dhe ngrejnë pehashin e stomakut. Me mjekun diskutoni edhe mundësinë e përdorimit të ilaçeve që bllokojnë prodhimin e acidit dhe kërkojnë raport mjekësor.
 
3.Merrni integratorë vitaminash B-13, E dhe C, për të integruar humbjen e këtyre vitaminave, gjatë periudhës së vuajtjes gastrike.
 
4.Edhe mund të hani xhenxhifill të freskët, fruta të freskëta, përfshi ananasin, dhe të pini çaj përveçse të paktën 8 gota uji në ditë, për të zbutur simptomat.
 
5.Kini parasysh të shmangni sa më shumë jo vetëm alkoolin, por edhe nikotinën, kafeinën dhe të gjitha produktet me acid.
Artikulli paraprakUdhëzime për sigurinë nga rryma elektrike në ambientet shtëpiake
Artikulli vijuesSi ta ndihmojmë një të aksidentuar me veturë