Në masë të madhe rritet nëpër botë, ndërsa me bollëk rritet edhe në Indi, Shri Lankë, Malajzi, Meksiko dhe Indinë perëndimore.
Kjo pemë universale dhe e preferuar me vete sjell shumë dobi shëndetësore dhe mbron nga një numër i madh i sëmundjeve, prandaj me të drejtë mund ta quajmë superushqim.
Limoni në mënyrë të favorshme ndikon në punën e mëlçisë, zorrëve, stomakut, sistemit të imunitetit, atij nervor dhe kardiovaskular, ndërsa është i mbushur me nutrientë si bioflavonoidet, pektinet, acidi folik, vitaminat C, A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe mangani. Limoni po ashtu vepron edhe si antibiotik natyral i cili mbron nga bakteret dhe viruset. Aciditeti i tij largon bakteret e dëmshme dhe njëkohësisht tërheq edhe bakteret e dobishme për sistemin tonë tretës.
Konsumimi i rregullt i limonit, përveç kësaj mund të ndikojë edhe në parandalimin e sëmundjeve si bronkiti, artriti, ftohja dhe gripi, tensioni i lartë i gjakut, infeksionet bakteriale, gurët e veshkave dhe tëmthit, ndërsa sipas hulumtimeve më të reja edhe të kancerit.
Lëngu i limonit ka veprim të fortë antibakterial i cili është dëshmuar me eksperimentet e ndryshme në të cilat bakteret e malaries, kolerës, difterisë, tifos dhe sëmundjeve tjera janë shkatërruar pikërisht me lëngun e limonit.
Edhe pse ekzistojnë mënyra të ndryshme si mund ta përfshini në ushqimin e përditshëm këtë artikull të vlefshëm, ndoshta mënyra më e thjeshtë është që çdo ditë të pini një deri dy gota ujë të vakët me limon. Nuk duhet të konsumohet lëngu i koncentruar i limonit, sepse përmban acide të dëmshme për smaltin e dhëmbëve. Prandaj më së miri është të konsumohet i holluar me ujë. Një gotë ujë me limon menjëherë pas zgjimit ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndet, ndërsa përdoret edhe për stimulimin e tretjes dhe eliminimin e toksinave nga organizmi. 100 g limon mbulon 71 për qind të nevojave ditore për vitaminë C te personat e rritur, si dhe 7 për qind të nevojave ditore të kaliumit, 1 për qind kalcium dhe 9 për qind të magnezit.
You Might also Like
Disa truke kundër çrregullimit të gjumit
Gjumi është pjesë integrale dhe e pazëvendësueshme e jetës sonë. Por si pasojë e faktorëve…
By
Redaksia
1 Min Read
Kirurgjia orale
Dhëmbët e padalur,si dhe procest ne zgavrrën gojore (Cista, Granuloma, dhëmb gangrenoz dhe rrënjë, dhëmbë…
By
Redaksia
1 Min Read
Tregimi për njeriun që sëmundjen e rëndë e mposhti duke qeshur
Nëse asnjëherë nuk e keni lexuar librin e Norman Cousins “Anatomy of an Illness” (Anatomia…
By
Redaksia
2 Min Read
Infeksionet tropikale dhe sëmundjet e zemrës
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka një rritje “alarmuese” të sëmundjeve kardiovaskulare të rrezikshme…
By
Redaksia
4 Min Read
Aktivitet fizik për shëndet të mirë, këshilla praktike.
Aktiviteti fizik është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të…
By
Redaksia
5 Min Read
Ja se si mund t’i qetësoni sinuset në 30 sekonda!
Të gjithëve na ndodh që të zgjohemi në mëngjes me hundë të bllokuar, sidomos gjatë…
By
Redaksia
2 Min Read
