5 arsyet pse duhet të merremi me sport gjatë dimrit

Termometri arrin edhe teperatura negative, deshira per te ngrene sa me shume  shtohet, por me to shtohen edhe problemet. Merruni pak me sport!

1. Sporti rregullon problemet me gjumin

Kjo ndodh për disa arsye. E para sepse te detyron te zgjohesh më parë qe te bësh disa ushtrime para se te ikësh ne punë, cka do te thotë se edhe do flesh me herët. Pra, nje ritëm i shëndetshëm. E dyta, bën te mundur qe te shfrysh gjithe tensionin qe ke mbledhur gjatë ditës ne pune dhe te flesh pa u munduar shume dhe pa pare televizor. Se treti, ai te lodh vërtet dhe nuk mund te rini per shumë kohë zgjuar. Dëshira për t’u shtrire ne shtrat dhe për te fjetur shtohet.

2. Sporti lufton mërzitjen e stinës

Sa nga ju merziten gjatë dimrit sepse nuk ka diell dhe ëndërrojne shpesh pushimet e verës? Duke u marrë rregullisht me nje aktivitet sportiv, do e shtoni prodhimin e endorfinës, hormonit te famshëm te lumturisë dhe do e shihni ditën më me ngjyra, jo gri.

3. Sporti ju ndihmon te ruani linjat e trupit

Fundviti, temperaturat e ulta, stresi ne punë, lodhja, veshjet e trasha, dëshira për te ngrënë me tepër…i dini permendesh te gjitha kurthet e dimrit. Nese merreni me sport ju mund te ruani linjat edhe pa ndryshuar zakonin e te ngrënit tuaj. Nëpërmjet tij do digjni me shumë kalori dhe masa muskulore do te forcohet. Për pasojë do te humbni edhe ne peshë! Edhe ecja ju ndihmon te largoni problemet qe zakonisht sjell stresi. Tretja e ushqimit do behet me e mirë dhe organizmi do perthithë vetëm atë qe i duhet.

4. Sporti iu ndihmon te luftoni viruset e stinës

Duke u munduar te rini sa me shumë brenda dhe te kujdeseni, bëheni me delikatë! Sapo moti ftohet shumë, ju semureni. Mënyra më e mirë qe ju t’iu beni ballë viruseve dhe gripave te dimrit është te praktikoni nje aktivitet fizik ne natyrë. Ne këtë mënyrë edhe trupi juaj do te mësohet me uljet e temperaturave. Kujdes, nuk bëhet fjale qe ju te vdisni nga te ftohtit! Temperaturat ekstreme forcojne muskujt dhe ligamentet si dhe shkaktojnë edhe probleme me frymëmarrjen. Zgjidhni nje ditë ku temperatura te mos jetë poshtë 3°C dhe filloni “punën”. Si fillim ferkoni mirë e mirë duart, vishni nje pulover te ngrohtë dhe te lehtë, vendosni dorashka dhe vishni cizma. Cdo 15 minuta pini nga dy gllenjka ujë sepse ne dimer etja nuk është shumë e madhe.

5. Sporti iu ndihmon te “braktisni” duhanin, alkoolin dhe kafeinën

Kafeinë, duhan, alkool. Ju kërkoni te gjitha mjetet qe te ndiheni me mirë ne ditët e ftohta dhe te mbushura me punë. Duke bërë shpesh disa ushtrime fizike do e shihni edhe vetë qe do keni me teper energji dhe shendeti do jetë me i mire. Ne këtë mënyrë, pak nga pak, do hiqni dorë nga produktet e dëmshme dhe te ndaluara qe te ndiheni mire me mënyrën e re te jetesës.

Artikulli paraprakSi të kontrolloni agresivitetin dhe zemërimin?
Artikulli vijuesSi të jepni këshilla