Si ndikon shkurorëzimi tek fëmijët dhe adoleshentët

Cfarë ne mund të bëjmë është vetëm të dallojmë dallimet e përgjithsme të fëmijëve dhe adoleshentëve kur ndodh shkurorëzimi i prindërve. Do të thotë këto nuk janë reagime të domosdoshme por të zakonshme.

Shkurorëzimi paraqet një ndryshim të madh në jetën e një fëmiju pavarësisht moshës. Të jesh dëshmitarë i humbjes së dashurisë mes prindërve, t’i shohës prindërit duke prishur zotimin e martesës, t’iu përshtatesh ndërrimeve javore të shtëpisë dhe mungesa e vazhdueshme e njërit prind ndërkohë që jeton me tjetrin krijojnë rrethana të vështira për një fëmijë. Ndarja e prindërve është një cast vendimtarë në jetën e fëmijëve. Jeta që vazhdon do të ndryshojë dukshëm prej asaj si ishte.Kumti.com

Varësishtë moshës së fëmijut në kohën kur ndodh shkurorëzimi, paraqiten reagime të ndryshme. Zakonisht rritë varësinë nga prindërit për fëmijët e vegjël ndërsa rritë pavarësinë tek adoleshentët. Zakonisht të vegjlit shfaqin sjellje prapravajtëse ndërsa adoleshentët sjellje më agresive.

Bota e një fëmiju është e varur, jashtëzakonisht e lidhur me prindërit të cilët janë shoqëruesit e preferuar në cdo qast. Në anën tjetër bota e një adoleshenti është më e pavarur, më e distancuar nga prindërit, ku shoqëria është shndërruar në shoqëruesin e preferuar dhe ku pika kryesore e jetës është jashtë familjes, bota e madhe e eksperiencave të ndryshme.

Për fëmiun e vogël, shkurorëzimi trazon besimin në varësinë ndaj prindërve tek të cilët tani është vështirë të mbështeten. Ata ndajnë familjen në dy vatra të ndryshme mes të cilave fëmija duhet të mësohet të lëvizë duke krijuar kështu ndjenjë re, mosstabiliteti dhe pasigurie. Duke mos qenë e mundur të jetë me njërin prind pa qenë larg tjetrit.

Të bindësh një fëmijë për vazhdimsinë e shkurorzimit mund të jetë e vështirë kur ai/ajo vazhdimisht fantazon që në të ardhmen, në një mënyrë, nëna dhe babai i tij/saj do të jetojnë përsëri së bashku. Ata mbështeten në këtë mendim duke u munduar të largojnë ndjenjën e humbjes, duke u mbështetur në ribashkimin shumë më gjatë se sa adoleshentët. Prandaj prindërit që vendosin të kalojnë festat apo ngjarjet e vecanta së bashku për të krijuar harmoni familjarë vetëm ushqejnë fantazinë e fëmijës dhe vonojnë adaptimin e tyre në jetën e re.

Reagimi i fëmijës së varur ndaj shkurorëzimit mund të jetë shqetësues. Shumëcka është ndryshe, e re, e paparashikueshme dhe e panjohur sa që jeta mbushet me pyetje tmerruese: Cka do të ndodh tani? Kush do të kujdeset për mua? Nëse prindërit humbën dashurinë për njëri-tjetrin, a mund të humbasin dashurinë për mua? Nëse njëri prind ka ndërruar shtëpi, cka nëse edhe tjetri do të bëj të njejtën gje?
T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve me frikë shkakton reagimin prapavajtës tek fëmijët.

Reagime të tjera mund të përcjellin fëmijën me prindër të sapo shkurorëzuar. Mund të kenë shqetësime të ndarjes, të qajnë gjatë natës, të urinojnë në krevat, ankesa të tepërta, humbje e përkohëshme e kujdesit për veten; të gjitha këto- gjëra që kërkojnë vëmendje nga prindërit.

Fëmijët duan të ndihen më të lidhur në një situatë familjare ku ka ngjarë një shkëputje. Këto sjellje mund edhe të jenë tentativa të fëmijut për të afruar prindërit tani që shkurorëzimi i ka ndarë.

Mendja e pavarur e adoleshentit e trajton në mënyrë më agresive shkurorzimin. Zakonisht ata sillen si të nevrikosur, të rebeluar, më pak të bindur ndaj rregullave familiare dhe tendenca për t’u kujdesur për veten tani që prindërit kanë ‘dështuar’ në atë detyrë.

Atëherë kur fëmiju mund të ketë tentuar t’i bashkojë prindërit, adoleshenti mund të tentojë t’u hakmerret atyre. Ku fëmiju mbanë zi, adoleshenti krijon ankesa. “Nëse ata s’mund të qëndrojnë bashkë dhe të kujdesen për familjen, do të thotë mua më duhet të mbështetem më shumë në veten.” “Nëse ata vendosën veten para martesës, atëherë edhe une do të vendos veten para së gjithash.” “Nëse ata nuk e kanë problem të më lëndojnë mua, as unë s’do ta kem problem t’i lëndoj ata.”

Tani adoleshenti mund të sillet në mënyrë agresive për t’a marrë jetën nën kontroll duke u sillur edhe më i distancuar edhe më i bindur që duhet të jetojë jetën simbas mënyrës së tij/saj. Tani ai/ajo ndihet edhe më i denjë të veprojë vet.

Prindërit duhet t’i përgjigjen sjelljes së rebeluar të adoleshentit duke insistuar në rritje të përgjegjësisë nga ata. Ndërsa duhet t’i përgjigjet sjelljes së fëmijut të vogël me krijimin e ndjenjës së rregullës dhe parashikueshmërisë. Kjo do të thotë të krijohen rregulla, rutina dhe ritual për të rifituar besimin e fëmijut në sigurinë dhe mbështetjen e prindit.Kumti.com

Artikulli paraprakAloe Vera – Gjashtë dobitë shëndetësore
Artikulli vijues4 arsyet pse fraza “Konsumatori ka gjithmonë të drejtë” është e gabuar