Si t'i ndalojmë aplikacionet virale që shpërndajnë linqe në Facebook?

Kohëve të fundit në Facebook janë përhapur në mënyrë virale disa linqe shumë bezdisëse që po bëjnë gjiron e tyre nëpër News Feed-in e secilit prej nesh. Edhe pse në shumicën e rasteve linqet kanë tituj absurd të tipit “Një nxënës vret veten dhe më pas shokët e tij (VIDEO)” , ato vazhdojnë të klikohen dhe të përhapen.Nëse e keni lejuar aplikacionin t’i qaset profilit tuaj, atëherë linqet do të vazhdojnë të postohen në Timeline-in tuaj deri sa nuk e largoni aplikacionin nga profili juaj.

Për ta larguar aplikacionin klikoni te Settings->Privacy Settings:qysh-1
Në anën e majtë zgjedhni opcionin Apps, aty do t’i shihni të gjitha aplikacionet që i keni lejuar të ju qasen të dhënave të profilit tuaj. Gjeni aplikacionin që i shfaq linqet dhe klikoni Edit.
*Aplikacionin 9GAG është marr vetëm si shembull për ilustrimqysh-2

Dritarja e radhës tregon kur e keni përdorur aplikacionin për herë të fundit, kush mund t’i sheh postimet e bëra, në cilat informata ka qasje aplikacioni, kur mund t’i qaset këtyre informatave, etj.qysh-3

Për ta fshirë aplikacionin, klikoni Remove app dhe vendosni tikun te Dellete all…

qysh-4

 

Artikulli paraprakGoogle shpërndan internet me balona
Artikulli vijuesSi t'i ndalojmë aplikacionet virale që shpërndajnë linqe në Facebook?