Çfarë i ndodhi hoxhës nga Presheva në Aeroportin e Prishtinës?

Se populli shqiptar ka vlera të mirëfillta jemi dëshmitar të gjithë. Vlera që e gjithë bota na e ka lakmi. Hoxha Valdet Kamberi nga Presheva, i cili njëherësh është edhe mësimdhënës mbi edukatën fetare në një shkollë shqipe tregon mbi një ngjarje që i kishte ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, duke vënë në pah bujarinë dhe respektin për njerëz fetar që është në mesin e popullit tonë. Ai shkruan: “Sot në mëngjes herët po udhëtoja prej aeroportit të Prishtinës për në Zvicër. Aty më obliguan të paguajë një sigurim shëndetësor që kërkohej për një javë sa unë do të qëndroj atje. Personi i autorizuar për këtë nuk kishte afër vetes para për të na kthyer kusurin dhe kërkonte që t’i paguajmë fiks 8,50 centë, ia siguruam 8 euro pasi as ne nuk kishim para të imta dhe na mungonin 50 centë, papritmas një djalë nga pas që priste në radhë nxorri 50 centë dhe mbaruam punë. E falënderova personin në fjalë për këtë ndihmë edhe pse nuk e njihja, u ndamë dhe më përshëndeti me selamu alejkum, e kjo më gezoi edhe më shumë.

O Allahu im, dhuroja atij dhe gjithë besimtarëve të mirat e Tua të pakufishme në dunja dhe ahiret. O Allahu im, mëshiroi prindërit e tij dhe prindërit e gjithë besimtarëve myslimanë qofshin të gjallë apo të vdekur.”/KohaIslame

Artikulli paraprakKjo është dynjaja?
Artikulli vijuesGëzim Kelmendi e kallëzon grushtin