Si t’i ruani shpëtoni sytë? – Ja disa këshilla praktike

Në Europë miopia prek 1 person në 3, ose rreth 33% të njerëzve, përballë 20% që ishin në vitet ‘70-të.

Ndaj ekspertët japin disa këshilla praktike për të mbrojtur sa më shumë sytë.

Përplasja e qepallave- Kur qëndrojmë para kompjuterit apo telefonit, duhet ti përplasim sa më shpesh qepallat, pasi në të kundërt sytë thahen dhe shkaktojnë dëmtime të përkohshme dhe djegie të tyre. Vizitë e përvitshme e syve.
Është një kulturë e mirë mjekësore vizita një herë në vit te doktori për të parë gjendjen e syve, në mënyrë që të shpëtoni qoftë edhe me ndonjë ilaç, pa përfunduar te syzet. Largoni sa më shumë kompjuterin apo aparatet elektronike- Mos qëndroni me fytyrën ngjitur pas kompjuterit, smartphone etj.
Duhet ta largojmë sa më shumë të jetë e mundur nga sytë tanë, për të limituar në maksimum dëmtimin e syve. Dritë- Është e rëndësishme që në vendin e punës të keni një ndriçim të plotë, si me diell kur është ditë, edhe në darkë, nëpërmjet ndriçimit të llambave apo neoneve ./portalb/kohaislame

Artikulli paraprakSi t`i ruajmë pemët?
Artikulli vijuesHurma multivitamina më e mirë në botë