Përpiquni që faqet e bebes t’i lyeni me sa më pak krem.
Cilat produkte më nevojiten për të kuruar lëkurën e bebes?
Pa marrë parasysh se për cilët prodhues të produkteve do të përcaktoheni, me rëndësi është që, para se t’i blini, të shikoni se ai koleksion a i është dedikuar lëkurës së ndjeshme të bebeve. Ju nevojitet sapuni për larje, shamponi tepër i butë, kremi tepër i yndyrshëm për bebe për pjesën në të cilën i vihen pelenat dhe eventualisht pudra.
A e dëmton sapuni lëkurën e bebes sime?
Jo, por mund ta thajë. Nëse vëreni se i është tharë lëkura bebes suaj, lyeni pas larjes nga koka deri te thembrat me ndonjë losion bebesh apo me kremin të cilin e përdorni për pjesën në të cilën i vihen pelenat.
A bën t’i përdor facoletat e njomura, nëse e irritojnë lëkurën e bebes sime?
Nëse keni vërejtur që facoletat e njomura irritojnë lëkurën e bebes suaj, reduktojeni deri në minimum përdorimin e tyre. Përdorini vetëm kur nuk keni mundësi t’ia lani prapanicën bebes suaj me sapun dhe me ujë: kur jeni në udhëtim apo jashtë shtëpisë. Mund të provomi facoletat e thara, por që kanë vaj bebeje brenda tyre, me të cilat shumë mirë pastrohet dhe kurohet lëkura e bebes.
A bën t’ia lyej bebes faqet?
Përpiquni që faqet e bebes t’i lyeni me sa më pak krem. Lyejani faqet pasi ta keni larë, por edhe para se ta vini në gjumë. Faqet e bebes duhet të mbrohen me krem nga ajri i ftohtë dhe i thatë dhe nga rrezet e forta të diellit.
You Might also Like
Artriti reumatoid
Artriti reumatoid ( AR) është sëmundje sistemike kronike progreduese e indit lidhor që manifestohet me…
By
8 Min Read
Zgjidhja e diabetit gjendet tek ky ushqim
Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa…
By
5 Min Read
Australi, ndalohen qirinjtë mbi tortë
Autoritetet shëndetësore në Australi kanë ndërmend të ndalojnë qirinjtë tradicionalë që vendosen në tortën e…
By
1 Min Read
Gabimet që bëjmë në larjen e fytyrës
Lajra e fytyrës është një proces që ne e realizojmë patjetër një heë në ditë…
By
1 Min Read
Poleni i bletës dhe të mirat e polenit të bletëve
Fuqizon sistemin imunitar: Poleni i bleteve permban vitaminen C, e cila ndihmon ne rritjen dhe…
By
2 Min Read
Si t’i jepi fund njëherë e përgjithmonë frymës së keqe të gojës!
Shumë prej nesh e kanë, shumë të tjerë e kanë por nuk e dinë.Por, si…
By
2 Min Read
