Pyetje: Si është mënyra e larjes nga xhunubllëku?
Përgjigje: Lavdi Allahut, Zotit të botëve. Larja nga xhunubllëku ka dy mënyra: mënyrën e obligueshme dhe atë të pëlqyeshme. Mënyra e obligueshme është përfshirja e tërë trupit me ujë, domethënë që njeriu të lajë tërë trupin me ujë, me çfarëdo lloje forme. Këtu bënë pjesë kur njeriu e bën nijet (larjen) dhe zhytet i tëri në ndonjë enë të madhe, apo në ndonjë përrua, derisa uji të përfshijë gjithë trupin e tij. (Këtu futet edhe shpëlarja e gojës dhe hundës, siç e hasim në disa fetva tjera të shejhut, sh.p). Me këtë ai pastrohet nga xhunubllëku.
Mënyra e pëlqyeshme është si vijon:
Së pari: i lanë duart, domethënë shuplakat, tri herë.
Së dyti: e pastron organin si dhe papastërtitë që i janë ngjitur nga kontakti seksual.
Së treti: merr abdes sikur kur dëshiron të falet, domethënë e shpërlanë gojën, hundën, e lanë fytyrën dhe duart deri në bërryla, pastaj i fërkon me duar të lagura kokën e veshët, dhe i lanë këmbët (deri në nyje).
Së katërti: e lanë kokën, dhe kur të bindet se ka lagur mirë lëkurën e saj, i hedh ujë edhe tri herë tjera. Patjetër uji duhet të arrij tek rrënjët e flokëve.
Së pesti: e lanë pjesën e mbetur të trupit me ujë, një herë. Kjo është një ndër format e ligjësuara, siç lexojmë në hadithin e Aishes radijAllahu anha, ku përshkruhet sesi merrte gusël Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E, nëse pastrohet sipas mënyrës së përmendur në hadithin e Mejmunes radijAllahu anha, s’ka gjë. Kjo mënyrë është e përafërt me atë të parën, përveçse ndryshojnë në atë që këmbët nuk i lanë në fund të abdesit, porse krejt në fund të guslit, siç bëri një gjë të tillë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)