Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka deklaruar se me ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës komandon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas tij, ata dëshirojnë që 70 për qind të vlerës së tenderëve ta ndajnë mes vete.
Mosmarrëveshjet në mes të ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, kanë nxjerrë në dritë hendekun e madh që ekziston në mes këtij të fundit dhe ministrave serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, posaçërisht me atë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq. Ai madje ka siguruar se me ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës komandon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
“E tëra shkon nga Gjuriqi. Gjuriqi komandon me ta. Të gjithë janë SNS (Partia Përparimtare e Serbisë e kryeministrit serb Vuçiq), unë u kundërvihem atyre. Nuk dua t’i dëgjoj ashtu siç flasin ata. Prapa tyre është mafia. Ata dëshirojnë t’i marrin të gjithë tenderët, të bëjnë punë për 30 për qind, ndërsa pjesën tjetër prej 70-përqindëshit ta ndajnë në mes vete. Unë këtë nuk e lejoj. Gjatë gjithë kohës Jevtiqi vë obstruksion ndaj meje, edhe vitin e kaluar vetëm për të treguar në opinion se jam kryetar i paaftë dhe nuk i kam realizuar projektet, ndërsa ai mjetet nuk i lëshon, por unë i kam dokumentet”, ka thënë Jabllanoviq për portalin “Kossev” në veri të Mitrovicës.
You Might also Like
Papunësia, kjo plagë që po na vret
Na ka sjellë varfëri dhe dëshpërim. Na ka humbur besimin dhe na ka vrarë shpresën.…
By
Redaksia
9 Min Read
Plani Ahtisaari në histori
Të hënën Kosova përmbyll mbikëqyrjen e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008-mbikëqyrje…
By
Redaksia
8 Min Read
Sulmet kibernetike në krye të listës së kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara
Sulmet kibernetike nga qeveritë e huaja dhe nga individë të ndryshëm janë vënë në kryes…
By
Redaksia
2 Min Read
Telefonata Yildirim-Schulz: Turqia e shqetësuar nga shtrembërimi i zhvillimeve
Kryeministri turk, Binali Yildirim, realizoi në orët e vona të së premtes një bisedë telefonike…
By
Redaksia
3 Min Read
Ekskluzive: Në Kosovë po përgatitet një aksion i ngjashëm me atë të Kumanovës
Prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Ali rexha, ka paralajmëruar se një rast i ngjashëm…
By
Redaksia
2 Min Read
Koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin
Sigurimi i 80 votave për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi vlerësohet…
By
Redaksia
1 Min Read
