1. Sa është numri i përgjithshëm i kaptinave në Kur’an?
1 Numri i përgjithshëm i kaptinave në Kur’anin famëlartë është gjithsej 114.
2. Cila kaptinë përmban më shumë ajete në Kur’anin famëlartë?
2. Kaptina e cila përmban më shumë ajete në Kur’anin famëlartë është kaptina (sureja) el Bekare.
3. Sa vite zgjati zbritja e Kur’anit famëlartë?
3. Zbritja e Kur’anit famëlartë zgjati gjithsej njëzet e tre vite.
4. Cilët janë muajt e shenjtë në kalendarin islamik?
4. Muajtë e shenjtë në kalendarin islamik janë: Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb.
5. Cili nga sahabët ishte më i dalluar për nga leximi i Kur’anit famëlartë.
5. Më i dalluari prej sahabëve për nga leximi i Kur’anit famëlartë ishtë Ubej Ibn Ka’bi All-llahu qoftë i kënaqur me të.
6. Sa është numri i pejgamberëve që janë cekur në Kur’an?
6. Numri i pejgamberëve që janë cekur në Kur’anin fisnik është 25.
7. Me cilin popull All-llahu xhele shanuhu është i hidhëruar dhe cilin popull e ka emëruar si të devijuar nga rruga e drejtë?
7. All-llahu xhele shanuhu është i hidhëruar me popullin e Jehudëve, kurse si të devijuar nga rruga e drejtë e ka emëruar popullin e krishterë.
8. Sa është vlera e një namazi në xhaminë e profetit alejhi selam?
8. Vlera e një namazi në xhaminë e profetit alejhi selam është sa një mijë namaze.
9. Cilat janë kaptinat të cilat quhen “Lulet ndricuese” (që përmbajnë në veten e tyrë udhëzim), në Kur’anin e madhërishëm?
9. Kaptinat të cilat quhen “Lulet ndricuese” në Kur’anin e madhërishëm janë: Bekare dhe Ali Imran.
10. Cili namaz nuk ka as ruku e as sexhde?
10. Namazi i cili nuk ka as ruku e as sexhde është namazi i xhenazes.
11.Cila kaptinë në Kur’an quhet: “Seb’ul Methani” (Shtatëshja e përsëritur)?
11. Kaptina e cila quhet “Seb’ul Methani”(Shtatëshja e përsëritur) është kaptina el Fatiha.
12.Cila është dispozita e sexhdes në leximin e Kur’anin famëlartë?
12.Dispozita e sexhdes në leximin e Kur’anit famëlartë është sunet (si për lexuesin ashtu edhe për ndëgjuesin).
13.Cilët janë llojet e haxhit?
13.Llojet e haxhit janë:Haxhi Temetu, Kiran dhe haxhi Ifrad.
14.Sa zgjat Ideti (periudha kohore në të cilën gruas së ve i ndalohet martesa)?
14. Kohëzgjatja e Idetit është 4 muaj e 10 ditë.
15. Sa zgjat Ideti i gruas së shkurorëzuar gjatë fazës së shtatëzanis?
15. Idëti i kësaj gruaje zgjat deri sa të lind fëmiu i sajë.
16. Cila ditë është ditë më me vlerë gjatë periudhës së haxhit?
16. Dita më me vlerë gjatë periudhës së haxhit është dita e kurban bajramit.
17. Cili vend emërohet si “Umul Kura”?
17. Umul Kura është Mekja e bekuar.
18. Sa sexhde të leximit përmban Kur’ani famëlartë?
18 Kur’ani famëlartë përmban 14 sexhde të leximit.
19. Kush është celësi i xhennetit?
19. Celësi i xhennetit është (Dëshmia): “La ilahe il-All-llah Muhamedun Resulu-All-llah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguar i All-llahut).
20. Cilat janë trë xhamitë tëk të cilat i lejohet muslimanit të bëjë vizitë speciale?
20. Ato xhami janë: Mesxhidil Harami (Qabja e bekuar) 2. Mesxhidi Nebevije (Xhamia e pejgamberi alejhi selam në Medine ) 3. Mesxhidil Aksa (Xhamia në Palestinë).
Autor: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasen Xhemil
Nga arabishtja: Suad B. Shabani