Si të veproni në rast zjarri në shtëpi?

Shpesh, në rast zjarri në kuzhinën e shtëpisë, apo në ambientet e punës, ndodh që të mos dimë sesi të veprojmë, të përfshirë edhe nga ankthi. Ja sesi të veproni, nëse bëhet fjalë për një zjarr të vogël:
Instruksione
Kujdes

1.Natyrisht, kur flakët marrin menjëherë përmasa të mëdha, më e mira është të telefononi zjarrfikëset. Mirëpo, në rast se flakët ende nuk kanë marrë dhenë, gjithçka që duhet të bëni është të merrni një leckë të lagur e të godisni pikërisht atë zonë, nga ku e kanë prejardhjen flakët.

 
2.Uji nuk këshillohet vetëm kur bëhet fjalë për zjarr në pjesë me graso, tretës, karburant apo kur shkak bëhet qarku i shkurt, pasi kështu vetëm mund ta nxisni më tej flakën. Nëse bëhet fjalë për marrjen flakë të një pajisjeje elektroshtëpiake, mos harroni që pikë së pari duhet hequr nga korrenti.
3.Gjëja më e rëndësishme në këto raste është të kërkoni mbi të gjitha të ruheni nga tymi, që është rreziku më i madh që haset gjatë një zjarri. Mund të mbyteni pikërisht prej tymit “të prodhuar” nga flakët.

* GRASO f. Lëndë veshtullore dhe e lyrshme në ngjyrë të verdhë, të kuqërreme ose të zezë, që përdoret për të lyer makinat, mekanizmat ose pjesët e tyre, në mënyrë që të punojnë më mirë dhe të ruhen nga ndryshku, nga lagështia etj. Kuti grasoje. Graso për makina. Lyej (bëj) me graso.

 
Artikulli paraprakSi të hiqni pastën e dhëmbëve nga rrobat
Artikulli vijuesSi të përzgjedhim llampat për shtëpi?