Si të zgjidhni furçat për të pastruar?

Ne treg gjeni cdo tip furceje per te pastruar shtepine dhe cdo njera ka nje perdorim specifik: me tutje gjeni disa keshilla per te individualizuar furcen me te duhur per nevojat e juaja.
Per te pastruar veshje dhe copa arredimi, nga divanet deri tek poltronat, nga perdet ne mbulesat e shtratit perdoren furca me qime te buta.
Furcat kadife jane te perdorura sidomos per te kapur qimet e flokeve dhe cdo qe del ne siperfaqe  te copave te arredimit. Si alternative tjeter mund te perdorni dhe rulin ngjites. Ky lloj ruli permban letra ngjitese, te cilat jane ne gjendje te kapin qimet e mbetura ne tapet dhe neper copat e tjera te arredimit .Ne momentin kur letra eshte mbushur me qime dhe ka humbur kapacitetin e saj ngjites , mund ta hiqni dhe ta hidhni ne plehra.
Per cdo lloj larjeje mund te perdorni furcen klasike te rrobave ( kur I lani) , e cila eshte perbere nga plastika , ndersa per te pastruar siperfaqen nga jashte perdor furcen natyrale ovale prej druri .
Per kujdesjen e kepuceve dhe cantave prej lekure , jane te duhura furcat per kepucet , te cilat ekzistojne dhe me fibra te celura per te pastruar lekuren  dhe me fibra te zeza per te shkelqyer kepucet e errata.
Per higjenen personale ekzistojne furca te pershtatshme per larjen e kurrizit , me doreze te gjate, te cilat nuk perdoren asnjehere per qellime te tjera . Sapo te vini re qe qimet jane prishur ndryshojeni menjehere.
Per te pastruar cdo lloj furce eshte e mjaftueshme ta fusni  ate ne nje solucion, I cili eshte I perbere nga nje liter uje te vaket  dhe nje luge sode : ferkojini mire qimet dhe me pas thajeni duke I mbajtur qimet poshte ne menyre qe uji te mos depozitohet tek  furca per ta prishur ate.
Artikulli paraprakTruke të thjeshta për tu përdorur në jetën e përditshme
Artikulli vijuesSi të pastroni tiganet e djegur?