Shumica e njerëzve janë të fiksuar me këtë frutë freskuese dhe të shijshme.
Ndonjëherë mendojmë që vetëm nëse jeni një fermer me përvojë, mund të blini një shalqi të lëngshëm, shijshëm, dhe të pjekur plotësisht apo është çështje rasti.
Megjithatë, mund të mos ja lëni fatit nëse i shikoni disa shenja, kur po zgjidhni një shalqi.
Si për shembull:
1. Kërkoni për vendin që duket si fushë në fund të shalqirit
Vendi i verdhë, i njohur si veni fushor, është vendi ku shalqiri mbështetej në tokë. Shalqiri i pjekur gjithmonë ka njolla të verdha apo edhe ngjyrë portokalli, mirëpo jo të bardhë.
2. Kërkoni për pjesën që duket si rrip i trashë
Nëse gjeni këto njolla ngjyrë kafe në shalqi, do të thotë se bletët kanë prekur këto pjesë shumë herë. Sa më shumë njolla, aq më i ëmbël është fruti.
3. Shalqiri “djalë” dhe “vajzë”
Shumë persona nuk e dinë se fermerët i dallojnë shalqinjtë nga gjinia. Për shembull, “meshkujt” janë më të mëdhenj dhe më të lëngshëm. “Femrat” kanë formën rrumbullake dhe kanë shije shumë të ëmbël.
4. Kontrolloni bishtin e shalqirit
Një bisht i tharë tregon që shalqiri është i pjekur. Megjithatë, nëse bishti është i gjelbër, me siguri që shalqiri është këputur nga kopshti shumë herët dhe nuk do të ju dal i pjekur.