Si t’i shikoni videot në YouTube që nuk janë në dispozicion në vendin tuaj?

Ka shumë video të cilat nuk janë në dispozicion në Kosovë ose Shqipëri, për shkak se ngarkuesi i tyre i ka lënë jashtë dispozicionit për vendet tona.
Por, nëse nuk e keni ditur, ekziston një shtesë në Chrome e cila ju mundëson që të gjitha këto video që nuk janë në dispozicion t’i shikoni pa problem.

E gjitha çfarë duhet të bëni është ta shkarkoni atë në Chome Store dhe ta instaloni si shtesë në shfletuesin tuaj Chrome.

Shtesa e ka emrin ProxFlow dhe mund të shtohet lehtë në shfletues. Pas shkarkimit, vetëm aktivizojeni atë dhe herën tjetër kur ka ndonjë video që nuk është në dispozicion në vendin tuaj, kjo shtesë do ta bëjë atë në dispozicion për ju.

screenshot-3_1477255318-6267844

Artikulli paraprakKy është kodi që hap çdo telefon (Foto)
Artikulli vijuesI pafajshëm, me gjithë dëmin 60 milionësh!