Ish ushtarët e UÇK-së të kishin qenë "branitella" moti do ti kishin zgjedh gajlet!

Afrim Gashi nga Lëvizja BESA në lidhje me problemin e Komandant Tigrit, theksoi se fajtor për këtë gjë janë ato që erdhën nga mali. Por, sipas tij, nuk duhet kënaqur me mos sukseset e tyre, por duhet gjetur mënyra se si të zgjidhet çështja e tyre. Gashi habitet se si e zë gjumi natën Ali Ahmetin kur i sheh shokët e tij të luftës në këso gjendje.

“Irfan Xhaferi – komandant Tigri është vetëm edhe një dëshmi se dëshmorët dhe invalidët e luftës së vitit 2001 nuk janë sistemuar dhe nuk është zgjidhur çështja e tyre. Derisa ai ka flijuar jetën e vet për kombin, ne sot të mos jemi në gjendje t’i sigurojmë një protezë dhe një jetë të dinjitetshme është turp për të gjithë ne.

Natyrisht se dihet mbi kë bie përgjegjësia më e madhe, këtë e dinë e zogjtë e malit, por ne si shoqëri dhe si komb nuk duhet të kënaqemi me mossukseset e tyre, por duhet të gjejmë mënyrë t’i zgjidhim problemet që i kanë njerëzit, e sidomos invalidët e luftës, falë të cilëve u arrit avancimi i çështjes shqiptare në Maqedoni, ndërsa atë më pas politikanët e degraduan politikisht.

Nuk e di si e zë gjumi natën Ali Ahmetin kur i sheh shokët e vet të luftës në këso gjendje. Mos i paça borxh!”, deklaroi Afrim Gashi.

Isen Saliu, Komandant “Tigri” të ishte branitell moti do të zgjidhej problemi i tij

Edhe Kryeredaktori i Gazetës Lajm, Isen Saliu, në lidhje me gjendjen e rënduar sociale, ekonomike dhe shëndetësore të Irfan Hoxhës, Komandant Tigrit, ndërmjet tjerash theksoi se “Tigri” po të ishte branitell moti kohë do të zgjidhej problemi i tij.

Sipas Saliut ata që deklarohen si trashëgimtar të vlerave të 2001-it i trashëgojnë vetëm benificionet materiale për vetvete duke harruar gjendjen e invalidëve të luftës.

“Çdo koment për këtë rast është i tepërt. Lajm ka shkruar para tre viteve për hallet e Tigrit nga Gostivari dhe që atëherë vazhdimisht kemi apeluar që institucionet të ndihmojnë për zgjidhjen e rastit të tij.

Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur deri më sot, gjë që tregon se ata që deklarohen si trashëgimtar të vlerave të 2001-shit, preferojnë të trashëgojnë vetëm benificionet materiale që ka sjellë kjo luftë, e jo edhe të përkujdesen për rehabilitimin dhe shërimin e atyre që kanë pësuar në këtë luftë, siç parasheh edhe Marrëveshja e Ohrit.

Po të kish qenë Tigri branitell maqedonas moti kohë do të ishte zgjedhur problemi i tij”, deklaroi Isen Saliu.

Artikulli paraprakAl Jazeera ju sjell "Alkimija e Ballkanit" shqip në TV ART
Artikulli vijuesIvani pranon Islamin dhe merr emrin Mehmed