I Lartësuari ka thënë:
“Ai krijoi njeriun (Ademin) nga balta e argjilës si balta e poçerisë.” “Dhe Ai i krijoi xhindet nga flaka pa tym e zjarrit.” “Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?” [Er-Rahman: 14-16]
“Vërtet që Ne e krijuam njeriun prej argjillës tingëlluese, prej baltës së zezë e të lëmuar.” “Edhe xhindet Ne i krijuam kohë më parë prej flakës pa tym të zjarrit.” [El-Hixhr: 26-27]
Ibn Abbasi, Ikrime, Muxhahidi, Hasani dhe shumë të tjerë në lidhje me ljalët e të Lartësuarit: “nga flaka pa tym e zjarrit” thonë: “Ata janë gjuhë të flakëruara” dhe ky është mendimi më i bukur.
Muslimi shënon hadithin e Aishes (radijAllahu ‘anha) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ve sel-lem) ka thënë:
“Melekët janë të krijuar nga drita (nuri), xhinnët janë të krijuar nga zjarri, e Ademi është krijuar nga ajo çka tani u është thënë.”
Numër i madh i komentuesve të Kur’anit (mufessirët) thonë se xhinët janë të krijuar para Ademit (alejhis-selam). Janë në Tokë, pra, xhinët dhe njerëzit kanë ekzistuar, Allahu ju dha pushtet xhinëve mbi njerëzit dhe ata i mbytën ata, i kanë çrrënjosur prej saj dhe e banuan atë pas tyre. Es-Seddi në Tefsirin e vet përmend se Ibn Mes’udi (radijAllahu ‘anhu) transmeton nga disa as’habë të të Dërguarit të Allahut (sal- Allahu ‘alejhi ve sel-lem), që Allahu, kur ka përfunduar me krijimin e asaj që ka dëshiruar, u ngrit mbi Arsh.
Iblisit i dha pushtet mbi dunjanë – e ai ka qenë prej fisit të melekëve të quajtur Xhinn, e ashtu quheshin për shkak se ishin ruajtësit e Xhennetit. Përveç pushtetit, Iblisi ka qenë edhe ruajtës dhe në vete mendoi: “Allahu më dha këtë për shkak se jam më i mirë se melekët.”
Shënon Tirmidhiu dhe imam Ahmedi në Musnedin e vet.
Dahhaku transmeton nga Ibn Abbasi (radijAllahu ‘anhu) se, kur xhinët bënin çrregullime në Tokë dhe derdhnin gjak, Allahu ua dërgoi Iblisin me ushtrinë e melekëve të cilët i mbytën ata dhe i ndoqën nga Toka në ishujt e detit.
Muhammed ibn Is’haku transmeton nga Ibn Abbasi (radijAllahu ‘anhu): “Para se ta shprehte mosnënshtrimin, Iblisi është quajtur Azazil. Ka jetuar në Tokë, prej të gjithë melekëve përpiqej më tepër dhe kishte më tepër dituri. Ka qenë prej një fisi i cili quhej Xhinn.” Ibn Ebi Hatimi transmeton nga Se’id ibn Xhubejri (radijAllahu ‘anhu), se emri i tij ka qenë Azazil dhe se ai ka qenë më fisniku ndër melekët dhe nga fisi më i respektuar. Ka qenë ruajtës i thesarit të xhinëve, ka pasur pushtet mbi qiellin e Tokës. Ka pasur pushtet edhe mbi Tokë. Nga Ibn Abbasi (radijAllahu ‘anhu), gjithashtu transmetohet se ai ka udhëhequr me atë që gjendej në mes qiellit dhe Tokës. Këtë e thekson Ibn Xheriri. Katade transmeton nga Se’id ibn Musejjibi: “Iblisi ka qenë udhëheqës i melekëve të qiellit të tokës.” Hasan el-Basriu ka thënë: “Ai nuk ka qenë melek as sa një të mbyllur të syrit, ai në esencë ka qenë Xhinn, sikur që Ademi (alejhis-selam) në esencë ka qenë njeri.” Shehr ibn Havsheb dhe të tjerët thonë: “Iblisi ka qenë njëri prej xhinëve të cilin melaiket e nënshtruan. Një grup prej tyre atë e kanë robëruar dhe e kanë dërguar në qiell.” Këtë e cekë Ibn Xheriri.
Thonë edhe që, kur Allahu ka dëshiruar ta krijonte Ademin (alejhis-selam), që mbi Tokë ta vendos atë dhe pasardhësit e tij pas tij, Ai e formësoi trupin e tij nga ajo (dheu). Iblisi, i cili ishte udhëheqësi i xhinëve e shumica e tyre kanë qenë besimtarë, emri i tij ka qenë Azazil – erdhi që ta shihte atë. Kur e ka parë atë të tharë, e dinte se ai do të bëhej qenie mbi të cilën ai nuk do të ketë pushtet. Ka thënë: “Nëse do të kem pushtet mbi ty, me siguri kam për të të shkaterruar, por nëse ti do të kesh pushtct mbi mua, unë me siguri nuk kam për të të dëgjuar?” Kur Allahu e frymëzoi Ademin nga Shpirti i Vet (ruh), çka kemi për të sqaruar dhe i ka urdhëruar melekët që t’i bëjnë sexhde atij, Iblisi ndjeu kryelartësi shumë të madhe dhe nuk deshi t’i bënte sexhde. Ka thënë: “Unë jam më i mirë se ai, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e ke krijuar nga dheu: kështu, nuk iu përul urdhërit të Allahut dhe e kundërshtoi Zotin, i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Ai. Ka gabuar në pikëpamje të ljalëve të veta (do të thotë pse ka thënë atë çka e ka thënë), u largua nga mëshira e Tij dhe e humbi pozitën e vet të cilën e ka merituar me ibadetin e vet. Ai ishte sikurse melekët, edhe pse nuk ishte nga lloji i tyre, sepse është i krijuar nga zjarri, e ata nga drita. Atë e mashtroi natyra e tij, e cila e tërhiqtc dhe ai iu kthyc natyrës së tij të zjarrtë:
“Kështu melekët të gjithë ranë në sexhde me nderim, të gjithë së bashku.” [El-Hixhr: 30]
“Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: “Bini ju në sexhde para Ademit.” Dhe ata ranë në sexhde përveç Shejtanit (Iblisit) që nuk pranoi dhe ishte kryelartë dhe qe një prej mosbesimtarëve (prej të panënshtruarve ndaj Allahut).” [El- Bekare: 34]
“(Kujto edhe) kur Ne u thamë melekëve: “I bini në sexhde Ademit.” Kështu ata të gjithë u lëshuan me fytyrë përtokë përveç Iblisit. Ai ishte një prej xhindeve dhe nuk iu bindUrdhërit të Zotit të tij. A do ta zgjidhni ju atëherë më mirë atë dhe pasardhësit e tij mbrojtës e ndihmues se sa Mua, ndërkohë që ata janë armiq të hapur për ju? Sa i poshtër është këmbimi për Dhalimunët (keqbërësit, mosbesimtarët).” [El-Kehf: 50]
Dhe Iblisi e humbi poziten prestigjioze, atij iu ndalua që të banoj (në qiell) dhe u lëshua në tokë, i urryer, i nënçmuar, me dënimin e premtuar me zjarr, për të dhe për ata xhinë dhe njerëz të cilët do ta pasojnë atë. Përveç kësaj, ai do të përpiqet në maksimum që t’i mashtrojë njerëzit, në mënyra të ndryshme, duke i pritur ata në kurth, siç thotë i Lartësuari:
“(Iblisi) tha: “E sheh? Këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua, nëse Ti më jep mua afat (dhe më lë të jetoj) deri në Ditën e Kijametit, unë padyshim që do t’i kap dhe do t’i gaboj pasardhësit e tij (Ademit) të gjithë, përveç një pakice!” “(Allahu) tha: “Shko dhe kushdo prej tyre që të ndjek ty, padyshim se Xhehenemi do të jetë shpërblimi për ju të gjithë -shpërblim i mjaftueshëm.” “Dhe shqetësoji të nxituarit e mendjelehtit vazhdimisht, atë që të mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u pëshpëritur ose duke u bërë vesvese me këngë, muzikë, biseda boshe, sharje dhe thirrje të tjera në kundërshtim me rrugën e bindjes ndaj Allahut), sulmoji ata me kalorësinë tënde (me të gjitha mjetet e mënyrat), ndaj me ta pasuri e fëmijë dhe bëju atyre edhe premtime.” Por shejtani nuk u premton atyre gjë, veçse mashtrim.” “Sa për robët e Mi (besimtarët e Mi të vërtetë), ti nuk ke asnjë fuqi mbi ta. Dhe më se i Mjaftueshëm është Zoti yt (Allahu) si Rregullues e Mbikqyrës.”” [El-Isra’: 62-65]
Do ta cekim rrëfimin mbi atë, kur do të flasim mbi krijimin e Ademit (alejhis-selam). Këtu dëshirohet të thuhet se xhinët kanë qenë të krijuar nga zjarri dhe se ata janë sikurse njerëzit: hanë, pinë dhe shumohen. Ka prej tyre besimtar dhe mosbesimtar, siç na informon i Lartësuari në suren El-Ahkaf:
“Atë Ditë kur ata që nuk besuan (në Njësinë e Allahut në Islam) do të vendosen para Zjarrit (e do t’u thuhet): “Ju i morët gjërat tuaja të mira në jetën e dunjasë dhe u kënaqët në të. Tash këtë Ditë ju do të shpërbleheni me ndëshkim poshtërues, sepse ju ishit mospërfillës në tokë pa të drejtë dhe sepse ju ngritët krye e nuk u nënshtruat (nën Vullnetin e Allahut).”
“Dhe kujto (Hudin) vëllanë e (popullit) Aad, kur ai këshilloi popullin e tij në EI-Ahkaf (“Dunat e rërës”, vend në jug të Gadishullit Arabik). Dhe sigurisht që para tij kanë kaluar këshillues, si edhe pas tij (gjithsecili duke thënë): “Mos adhuroni tjetër veçse Allahun. Vërtet që unë kam frikë për ju ndëshkimin e një Dite të Madhe.”” “Ata thanë: “A ke ardhur të na largosh nga zotat tanë? Na e sill pra atë me të cilën ti na kërcënon, nëse je nga ata që flet të vërtetën!” “Ai u tha: “Dija (për kohën e ardhjes së saj) është vetëm tek Allahu, ndërsa unë ju shpall juve atë me të cilën gjë unë jam dërguar, porse unë ju shoh ju popull të zhytur në padije!” [EI-Ahkaf: 29-32]
Krijimi i Botës
Hafidh Ibn Kethir