Si u themelua qyteti islam i Elbasanit?

Sulltan Mehmetit II (Muhamed el-Fatih), pas betejave të fituara nga ushtria e tij, në ekspeditën ushtarake në Ballkanin Perëndimor, vendosi që: Në pranverën e vitit 870 H. (1466) në fushën e Jundit (fusha ku është vendosur Elbasani sot) që është kërthiza e atij vendi, do të ndërtohej një fortesë e pathyeshme. Sakaq mëkëmbësit fisnikë, hodhën themelet e një fortese të qëndrueshme katërkëndëshe, siç qenë urdhëruar, dhe brenda një kohe të shkurtër e kryen ndërtimin. Dhe arsyeja pse pikërisht vendosën ta bënin këtë ndërtim në këtë fushë të gjerë është se: Ai vend ishte rrethuar nga të gjitha anët me male të palëkundshme e gryka, por jo-myslimanët, që jetonin në ato lartësi s’bënin dot pa fushën ku rrjedh ujë i bollshëm dhe ku tokat e bukës janë pjellore e të pasura, dhe për këtë arsye u dyndën nga të katër anët nga ku ndodhej popullsia islame, emrin ia vunë El Basan; që ka kuptimin e parë “vend që sundon” dhe nga këtu drejtoheshin ushtritë osmane për të zgjeruar sundimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. Kjo shënon themelimin e qytetit të ri me emrin Elbasan.

Mbas themelimit të këtij vendbanimi, popullsia u shtua shpejt, më së shumti aty u vendosën myslimanë, por edhe vendasit e krishterë dalëngadalë filluan të pranojnë Islamin. Depërtimi në shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytet. Të dhënat e para për qytetin e Elbasanit janë ato të fillim dhe gjatë gjithë shekullit XVI, ku qytetet shqiptare pothuajse islamizohen në tërësi, konkretisht popullsia e qytetit të Elbasanit ishte islamizuar në masën 79% dhe në shek. XVII shkon në 100%.

Për periudhën 1520-1533 në Sanxhakun e Elbasanit kishte 8916 familje të krishtera dhe 526 muslimane, d.m.th. popullsia ishte pothuajse 95% e krishterë. Studiuesi Machiel Chiel tregon se: Në shek. XVIII popullsia e qytetit të Elbasanit ishte rritur shumë duke u bërë qyteti i dytë mbas Shkodrës, me një popullsi prej 30.000 banorë. Gjithashtuudhëtarët që shkelën Elbasanin si: Ambasadori venecian Bernardo, gjatë këtij shekulli tregojnë se: Në vitin 1591 Elbasani është selia e Sanxhakut të krahinës, këtë e vërteton udhëtari tjetër Mejkroh në vitin 1609 kur shkruan për Elbasanin se është Kryeqyteti i Shqipërisë së mesme, qytet me popullsi të madhe e lagje të shumta, pa dhënë numër të popullsisë.

1441532

85863966

xHAMIA-E-PASHES

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

(Shkruan në një artikull më të gjatë Edmond SHARKA, ku flet per themelimin dhe islamizimin e qytetit të Elbasanit në Revistet islame “Drita Islame.)

 

(Islampress)

Artikulli paraprakVilajeti i Kosovës, me Shkupin si kryeqendër
Artikulli vijuesRoli i klerit musliman në Pukë për Liri e Pavarësi