Siguria e rrjetit të Wi-Fi të shtëpisë suaj

A është i sigurt rrjeti juaj wireless në shtëpi? Këtë pyetje duhet t’ia bëni gjithmonë vetes, pasi rrjetet e pasigurta i lejojnë komshinjtë apo njerëzit e tjerë brenda një rrezeje të caktuar të përdorin lidhjen tuaj të internetit.

Kjo gjë jo vetëm e ngadalëson shpejtësinë, por njëkohësisht ju bën më të hapur ndaj hakimeve apo akoma më keq, përdorimit të rrjetit tuaj për aktivitete ilegale.

Fillimisht duhet të siguroheni se rrjeti juaj funksionon me fjalëkalim, i cili rekomandohet të jetë të paktën 12 karaktere i gjatë. Më pas duhet të kontrolloni se cilën nga këto protokolle përdor rrjeti juaj – WEP, WPA dhe WPA2.

WEP është protokolli më i vjetër dhe më i pasigurtë, që rekomandohet të ndryshohet menjëherë. WPA është version më i mirë se WEP, por nëse dëshironi të keni maksimumin e sigurisë së disponueshme për momentin duhet të zotëroni WPA2.

Një mënyrë tjetër është fshehja e transmetimit të SSID-së – emri që shihni kur bëni skanimin për rrjete WiFi.

Në këtë rast nuk duhet të harroni emrin që i keni vendosur rrjetit tuaj, duke qenë se sa herë që dëshironi të lidheni me të duhet të shkruani emrin e saktë.

Artikulli paraprakJa se si lindi aparati i parë fotografik digital
Artikulli vijuesSi ti gjeni pajisjet e humbura të Androidit