Visar Ymeri thotë se VV do të votojë kundër buxhetit për vitin 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se VV do të votojë kundër buxhetit për vitin 2018, pasi, sipas tij, ky buxhet nuk ndryshon asgjë me atë të vitit paraprak.

Këtë ai e tha gjatë seancës që po mbahet për buxhetin 2018, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se edhe në vitin e kaluara flitej me optimizëm për rritje ekonomike si e arritur kryesore e Qeverisë, mirëpo, sipas tij më vonë u dëshmua e kundërta.

“Nuk duhet të jesh ekspert i financave për të ditur se ky buxhet do të jetë ngjashëm me atë të kaluar. Ajo që vërehet në buxhetin e vitit 2018 është një matematikë e thjeshtë e numrave”, ka thënë ai.

Më tej, ai shtoi se deri më tash Qeveritë nuk kanë paraparë rritjen e prodhimit vendor për të rritur edhe të hyrat, duke thënë se në këtë mënyrë do të kishim më shumë para brenda vendit.

“Duhet të ndalet kjo logjikë qeverisëse e cila po dëmton mirëqenien e qytetarëve. Do ta votojmë kundër këtij buxheti”, ka deklaruar më tej ai./Indeksonline

Artikulli paraprakRamush Haradinaj afrohet tek LDK-ja?
Artikulli vijuesKosova humb territor, mbetet në dorën e deputetëve miratimi ose rrëzimi i Demarkacionit