Sigurimi tërhoqi zvarrë studentët që quajtën Enver Hasanin “shkelës të Kushtetutës”

Një grup i studentëve me fishkëllima e kanë kundërshtuar fjalimi e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, duke e quajtur shkelës të Kushtetutës.

Studentët janë tërhequr zvarrë nga pjesëtarët e sigurimit dhe asnjë nga panelitët nuk ka reaguar, transmeton kosovapress.

Studentët janë larguar nga salla dhe seminari po vazhdon me fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit. Një profesor e ka kundërshtuar duke thënë se nuk është në rregull që studentët të trajtohen në këtë mënyrë.

Kosovapress mëson se studentët janë aktivistë të Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim.

Studentët njëjtë kanë reaguar edhe ndaj ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Me këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës, duke arrestuar studentët që kanë penguar seminarin që po mbahet për nder të 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

Studentët vazhdimisht pohonin se Enver Hasani dhe Hajredin Kuçi duhet të arrestohen sepse e kanë shkelur kushtetutën.

Artikulli paraprakPse gjumi i tepërt dëmton shikimin?
Artikulli vijuesGruja që mashtroi tregtarin