Dhjetëra mijëra qytetarë jemenas kanë protestuar në qytetin Sadabe ku kanë kundërshtuar ndërhyrjet e Amerikës në çështjet e brendshme të këtij vendi.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv Press TV i cili njofton se protestuesit kanë akuzuar Amerikën për mbajtjen në pushtet të disa funksionarëve besnikë ndaj ish-diktatorit Abdullah Saleh dhe duke i dhënë imunitet këtij të fundit në shkëmbim të transferimit të pushtetit, si dhe për “vjedhjen” e revolucionit qytetar në këtë vend. Protestuesit kanë thënë se ky vend ende është shumë larg realizimit të kërkesave të revolucionit, prandaj kanë kërkuar nga qeveria e Jemenit që të pastrojë strukturat shtetërore nga elementë të regjimit diktator të përmbysur në këtë vend. Protestuesit jemenas gjithashtu kanë dënuar edhe sulmet e avionëve amerikanë pa pilotë mbi rajone të ndryshme të këtij vendi të cilët gjatë sulmeve ushtarake, kanë vrarë një numër të konsiderueshëm civilësh jemenas.
You Might also Like
Dështim i policisë greke për ta kapur Abaud, udhëheqësin e sulmeve në Paris
Qëllimi i operacionit ishte që ai të gjendet dhe të rrëmbehet, para aksionit kundër islmaikëve…
By
2 Min Read
Dahab: Umeti Islam me Erdoganin është duke e kthyer lavdinë
Lideri i shtatë i Sudanit, Abdurahman Suvar Dahab ka thënë se umeti Islam gati se…
By
1 Min Read
TË PAKTËN NËNTË TË VDEKUR NGA BOMBARDIMET NË HALEP
Të paktën nëntë persona duke përfshirë dy gra dhe dy fëmijë humbën jetën sot si…
By
1 Min Read
Kallëzim për ministrin belg: duhet të përgjigjet për komentet antimuslimane
Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, do duhet të përgjigjet ligjërisht për komentet e tij…
By
2 Min Read
Ish kritiku i AKP-së kryekëshilltar i Erdoganit
Yigit Bulut është kryekëshilltari i ri i kryeministrit turk Erdogan. Gazetari i polemizuar vitet e…
By
7 Min Read
Regjimi sirian i akuzon “Mjeket pa kufij” per spiunazh
Përfaqësuesi i Sirisë në OKB e akuzoi organizatën bamirësie MSF (Mjekët pa kufij) dhe ndihmësit mjekësor…
By
1 Min Read
