Siri – 200 Të vdekur në sulmet e fundit të forcave të regjimit të Asadit

Forcat e varura nga regjimi i Esadit vazhdojnë operacionet ushtarake kundër opozitarëve në mbarë vendin duke shkaktuar 200 të vdekur.

Gjakderdhja në Siri vazhduan edhe sot.

Në sulmet e fundit të forcave të Esadit kanë mbetur të vdekur 120 persona.

Forcat e varura nga regjimi i Esadit vazhdojnë operacionet ushtarake kundër opozitarëve në mbarë vendin.

Vijnë lajme për përleshje të ashpra ndërmjet Ushtrisë për Sirinë e Lirë dhe forcave të Esadit në lagjet periferike të Damaskut dhe përreth aeroportit ushtarak Minig në Halep.

Njoftohet se Ushtria për Sirinë e Lirë ka marrë një pikë të rëndësishme ushtarake të regjimit në hyrje të qytetit Idlib.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut deklaroi se opozitarët kanë vrarë në fshatin Atla afër Deyrez-it rreth 60 shiit përkrahës të regjimit.

Nga ana tjetër vazhdojnë nismat ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit në Siri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kërkim të rrugës alternative për ndëshkimin e regjimit të Esadit, i cili ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Përfaqësuesi special i presidentit Barak Obama për Problemet lidhur me Krimet e Luftës, Stefën Rep (Stefphen Rapp) në përgjigje të pyetjeve të TRT-së në Nju-Jork theksoi se nuk do të përjashtohet nga dënimi asnjë nga zyrtarët e regjimit sirian që ka kryer krime të tilla.

Rep nënvizoi se regjimi i Esadit ka dalë jashtë kontrollit dhe ka shkelur të gjitha normat njerëzore që janë respektuar madje edhe në luftërat civile më të pamëshirshme që kanë ndodhur deri më sot./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBajgora: Po zhvillohet kampanjë denigruese ndaj BIK-ut
Artikulli vijuesStresi shton thinjat