Bajgora: Po zhvillohet kampanjë denigruese ndaj BIK-ut

Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se debati i fundit në lidhje me fenë, është i panevojshëm dhe se ai po bëhet si “një kampanjë denigruese ndaj BIK-ut dhe përgjithësisht ndaj Islamit dhe myslimanëve shqiptarë të Kosovës”. Bajgora ka thënë se këtë po e ndihmojnë edhe disa media të cilat sipas tij, kanë plasuar shkrime fyese dhe blasfemuese ndaj fesë islame, muslimanëve dhe krerëve të BIK-ut.

Madje ai në një intervistë për “Presheva Jonë”, ka thënë se polemikat që kanë ndodhur mes ministres Vlora Çitaku dhe grave deputete me muslimanët e Kosovës, po ndodhin në një kohë kur po tentohet të largohet vëmendja e publikut nga disa tema, siç ka thënë ai, për shembull si nga veriu i Kosovës.

“Polemikat mes ministres Çitaku dhe grave grave deputete, me muslimanët e Kosovës, ka ardhur në një kohë, kur me çdo kusht po tentohet që vëmendja e opinionit kosovar dhe shqiptar të shpërqendrohet nga disa tema të nxehta si Veriu i Kosovës, Marrëveshja me Serbinë, apo burgosja e grupit të Drenicës, prandaj, kjo me duket si një bombë e tempuar, e cila mëton të ngris debate të panevojshme rreth religjionit në Kosovës. Dhe fatkeqësisht, rreth fesë, ka shumë hasretxhinj që mezi presin të hapet një debat dhe të shfryjnë mllefin e tyre ndaj fesë islame. Megjithatë, ne si Bashkësi Islame, nuk e kemi ndërmend të rrëmbehemi nga emocionet dhe nuk do të biem pre e politikave ditore, por me gjakftohtësi do të analizojmë çdo gjë dhe do të flasim publikisht, vetëm atëherë kur do të konstatojmë se ka një klimë mirëkuptimi për të biseduar qetësisht. Mendoj se për momentin është duke u zhvilluar në mënyrë histerike një kampanjë denigruese ndaj BIK-ut dhe përgjithësisht ndaj Islamit dhe muslimanëve shqiptarë në Kosovë”, ka thënë Bajgora, duke përmendur në këtë rast edhe mediat që sipas tij “i kanë vënë zjarrin gjithë këtij debati”.

Ai ka mohuar që myftiu Naim Tërnava, t’u ketë premtuar grave deputete se hoxhë Irfan Salihu do të përjashtohet nga puna.

“Nuk është e vërtetë se myftiu Tërnava, iu ka premtuar deputeteve se hoxhë Irfani do të përjashtohet nga puna, por vetëm i ka njoftuar se Imami në fjalë ka bërë një deklaratë me shkrim, ku kërkon falje, nëse dikush është prekur nga fjalët e tij. Pra, ai nuk është suspenduar, por ndaj tij është iniciuar një procedurë e rregullt disiplinore, dhe Komisioni disiplinor i Kryesisë do të merret me çështjen e tij. Vetëm pasi që Komisioni do të analizojë në detaje të gjitha rrethanat, mund të dalë para Kryesisë me ndonjë propoz”, ka thënë ai./kohaislame

Artikulli paraprakFETAR RADIKAL DHE NACIONALIST EKSTREM, PSE JO
Artikulli vijuesSiri – 200 Të vdekur në sulmet e fundit të forcave të regjimit të Asadit