-Të paktën 23 civilë, në mesin e së cilëve gjashtë fëmijë u vranë sot shkak i sulmeve ajrore të dyshuara ruse mbi një bastion rebel pranë Damaskut, bëri të ditur një OJQ.
Siri, 23 civilë të vrarë nga bombardimet Ruse
Nga ana tjetër në këtë vend në luftë, grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) liroi 37 të krishterë asirianë, të cilët ishin rrëmbyer në muajin shkurt.
Në lindje të Damaskut, sulmet ajrore kanë përfshirë qendrën e qytetit të Dumas ku ndodhen tregjet më të populluara, duke vrarë të paktën 23 civilë, saktësoi Observatori sirian i të drejtave të Njeriut (OSDH) duke njoftuar se këto sulme me shumë gjasa ishin kryesuar nga aviacioni rus.