Siri – 78 të vdekur në përleshjet e fundit, 40 mijë të vrarë që nga fillimi i kryengritjes

Gjaku në Siri vazhdon të rrjedhë.

78 persona të tjerë kanë humbur jetën në aktet e dhunës në këtë vend.

Shumë lagje të Damaskut janë përfshirë nga zjarri dhe tymi i luftës.

Si pasojë e sulmeve me raketa, artileri dhe avionë të forcave të regjimit të Esadit kanë humbur jetën 18 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Dhuna nuk është e kufizuar vetëm me kryeqytetin e vendit Damask.

27 persona, shumica gra e fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit të “një bombe fuçi” afër spitalit “Shifa” në qytetin e Halepit.

Bëhet e ditur se ushtria e Sirisë vazhdon të godasë me tanke disa lagje të Halepit dhe në shumë lagje të qytetit shtëllunga tymi lartësohen në qiell.

Si pasojë e zjarrit me armë të rënda në lagjet e qytetit Humus, të banuara kryesisht nga opozitarët janë shembur disa banesa, deklaroi Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar Sirian.

Sipas komunikatës së Këshillit në qytet kanë ndodhur shpërthime të fuqishme dhe populli i tronditur nga frika po largohet drejt zonave më të sigurta.


 

Aktivistët sirianë të të drejtave thanë se më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në Siri që kur filloi kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad në mars të vitit të kaluar.

Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha sot Zërit të Amerikës se numri i viktimave përfshin rreth 28 mijë civilë dhe luftëtarë rebelë. Aty përfshihen më shumë se 10 mijëushtarë, afër 1,400 dezertotë dhe 600 të paidentifikuar.

Ndërkohë, rebelët sirianë thane se kanë marrë një bazë ushtarake në provincën lindore të Deir Ezzor.

Rebelët dhe aktivistët e të drejtave thane se baza ushtarake Mayadeen dhe zona përreth është nën kontrollin e rebelëve pas disa ditë luftimesh.

Lajmet vijnë ndërsa avionët luftarak sirianë shkatërruan një ndërtesë pranë një spitali në Aleppo, duke vrarë dhe plagosur më shumë se 12 persona.

Artikulli paraprakLufta 8 ditore në Gaza – Dëmet e armikut dhe të arriturat e rezistencës
Artikulli vijuesFranca ka rritur shitjet e armëve me gati 30%