Siri – Kutitë e vajit, arma e re e regjimit të Asadit kundër civilëve

Ushtria e Asadit godet civilët nëpërmjet shpërthyesve, që i maskon brenda llamarinës së kutive të vajit.

Zëdhënësi i Ushtrisë për Sirinë e Lirë, Abdulhamid Zekerija hodhi pretendimin se regjimi i Esadit vë në shënjestër civilët me anë të disa eksplozivëve të vendosur në kuti vaji.

Forcat e Esadit, të cilat nga njëra anë vazhdojnë operacionet e shkallës së gjerë nga ajri dhe toka kundër opozitarëve, nga ana tjetër kanë filluar të zbatojnë teknika të reja sulmesh, që shkaktojnë humbje të mëdha në radhët e civilëve sirianë.

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për Sirinë e Lirë, Abdulhamid Zekerija tha se udhëheqja e Esadit, e cila me anë të metodave ushtarake tradicionale nuk ka arritur të krijojë një epërsi të plotë kundër opozitarëve, po përpiqet ta frikësojë popullin duke e lënë pa ushqime, duke ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike.

Duke pretenduar se forcat e regjimit po përdorin si armë edhe kutitë e vajit, që shpërndahen me qëllime ndihmash në këtë kuadër, Abdulhamid Zekerija vijoi me këto fjalë: “Popullit po i shpërndahen kuti vaji prej llamarine. Materiali shpërthyes brenda tyre aktivizohet menjëherë pasi hapet kutia e llamarinës. Nëpërmjet kësaj mënyre në Idlib janë vrarë me dhjetëra civilë.”

Artikulli paraprakDavatllogu: Në dy muajt e fundit nga Damasku në Halep janë hedhur 205 Raketa Scud
Artikulli vijuesKundër marrëveshjes: LDK, VV dhe LB