Siri: Aeroplanët e bombarduan Alepon për katër ditë me radhë

Aktivistët thonë se aeroplanët luftarakë të qeverisë së Asadit, sot për të katërtën ditë me radhë, e kanë bombarduar qytetin Alepo, pjesë të të cilit janë nën kontrollin e kryengritësve.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha sot se në tri ditët e para të ofensivës janë vrarë së paku 165 vetë.

Analistët thonë se intensiteti i fushatës së sulmeve, paralajmëron se qeveria e presidentit Bashar al-Assad, ndoshta po përpiqet ta shkatërroj opozitën në qytetin Alepo, para mbajtjes së konferencën ndërkombëtare paqësore në fund të janarit në Gjenevë të Zvicrës. /bs/kohaislame

Artikulli paraprakParqet, të rëndësishme për klimën e qyteteve metropol
Artikulli vijuesKoha kur brohorisnim për Vëllazërim-Bashkimin dhe ruajtjen e Jugosllavisë