Siri- “Brigada e Raketave” Prodhon raketa me mbeturinat e raketave të Asadit

“Brigada Raketave” e Ushtrisë për Sirinë e Lirë në qytetin Halep të Sirisë, është duke prodhuar mortaja dhe raketa nga raketat e shpërthyera të forcave të Esadit.

Komandanti i Brigadës, Kasëm el-Halebi, tha se ata kanë arritur të prodhojnë raketa dhe mortaja me 90% sukses.

Ai shtoi se në prodhimin e raketave si burim kryesor ata përdorin raketat e shpërthyera të regjimit të Esadit. Halebi rikujtoi se revolucionarët kanë nevojë për armë të zhvilluara dhe shtoi se nuk mund të presin që bashkësia ndërkombëtare të mbajë fjalën që ka dhënë.

Komandanti Halebi shpjegoi se brenda një kohe të shkurtër ata kanë arritur të prodhojnë mortaja dhe raketa dhe se raketat e tyre kanë rreze 2 km të gjatë, kurse në prodhimin e mortajave ata kanë arritur sukses të plotë.

“Ne synojmë të prodhojmë raketa me rreze 10 km të cilat do të kenë në shënjestër ushtrinë e Esadit” tha Halebi i cili vuri në dukje se lufta në Siri nuk mund të mbarojë pa armë të zhvilluara dhe se brigada e tyre së shpejti do të mbështesë të gjitha ekipet dhe brigadat me mortajat dhe raketat që kanë prodhuar vetë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakObama do të vizitojë Palestinën e pushtuar dhe bregun perëndimor të lumit Jordan
Artikulli vijuesMorsi kërkon opozitë të bashkuar siriane