Bllokohet një kamion me armatime/prodhim i Turqisë

Një funksionar i ministrisë së mbrojtjes në Jemen bëri të ditur bllokimin dhe konfiskimin e një kampioni i cili kryente trafik armësh të prodhuara në Turqi.

Bllokimi i kësaj ngarkese u bë në portin Hudajda në perëndim të detit të kuq. Sipas kësaj ministrie, armët e konfiskuara ishin vendosur në disa kuti dhe ishin mbuluar me mallrat e tjera që transportonte kamioni. Zbulimi është bërë në një zonë bregdetare 30 km në lindje të portit Hudajda. Agjencia Shinhua e lajmeve citon burime nga ministria e mbrojtjes e Jemenit të kenë thënë se pas operacionit janë arrestuar shoferi i kamionit bashkë me dy persona të tjerë dhe se hetimet mbi këtë rast vazhdojnë akoma.

Artikulli paraprakFrancezët do të demonstrojnë në mbështetje të palestinezëve
Artikulli vijuesProcesi i anëtarësimit të ballkanit perëndimor në BE, mos vallë në krizë?!