Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se nga sulmi i parë ajror i Francës kundër grupit militant, Shteti Islamik, në Siri, janë vrarë së paku 30 militantë, përfshirë 12 fëmijë të armatosur, dhe janë plagosur afro 20 pjesëtarë të grupit ekstremist.
Siri: Franca e ka ndërmarrë sulmin e parë ajror kundër IS-it
Sulmi kundër një kampi të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në pjesën lindore të Sirisë, ishte kryer më 27 shtator.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se 6 aeroplanë luftarakë e kanë shkatërruar një kamp në provincën Deir al-Zur dhe se më tepër sulme do të ndermerren gjatë javëve të ardhshme.
Ministri i mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se cak i sulmit ishte “baza strategjike” për militantët që udhëtonin ndërmjet Irakut dhe Sirisë.
Ai theksoi se Franca ka dëshmi se luftëtarët e jashtëm ishin stërvitur në kampet në Siri, për të ndërmarrë sulme në Evropë.
Më herët, Franca i ka kufizuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.