Siri, gjatë një sulmi ajror vritet komandanti i organizatës terroriste shiite Hizbullah

Komandanti ushtarak i Hizbullah-ut, Samir Kuntar është vrarë sot gjatë një sulmi ajror në qarkun Al-Homs në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Hizbullah-u fajësuan Izraelin për këtë sulm në të cilin u shënjestrua, siç theksojnë, ndërtesa në të cilën Kuntar ka qëndruar me luftëtarët e tjerë.

Grupi terrorist shiit Hizbollah në njoftimin e sotëm, vdekjen e Kuntarit e quajti “vrasje e sulmeve ajrore sioniste”.

Nga ana tjetër, në Izrael askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, por disa zyrtarë megjithatë “përgëzuan” këtë hap.

Artikulli paraprak2015-a, u karakterizua me sulmet terroriste, vdekjet e hanxhinjve, sulmet e ISIS-it…
Artikulli vijuesShkijet po kthehen në 7 komuna të Kosovës, për këtë qeveria ka ndarë mbi 6.2 milionë euro