Siri – Koalicioni bombardon pozicionet e DAEH-it në Azez

Avionët e koalicionit ndërkombëtar vazhdojë të bombardojnë pozicionet e organizatës terroriste DAESH në qytezën Azez, afër provincës së Halepit në Siri.

Avionët e koalicionit ndërkombëtar vazhdojë të bombardojnë pozicionet e organizatës terroriste DAESH në qytezën Azez, afër provincës së Halepit në Siri.

Përleshjet ndërmjet organizatës (DAESH) dhe Ushtrisë për Sirinë e Lirë janë intensifikuar në afërsi të fshatrave Havar Kilis dhe Igde të Azezit.

Të shtënat e armëve dhe bombardimeve si dhe shtëllungat e tymit dëgjohen deri në anën turke të kufirit.

Ndërkaq organizata terroriste DAESH ka rimarrë kontrollin e fshatrave Dudyan, Baragide dhe Kafr Han në veri të Sirisë, të cilat javën e kaluar ishin marrë nga opozitarët.

Përparim i organizatës kërcënon edhe disa kampe të vogla të migrantëve që gjenden në kufirin e Turqisë.

Banorët e kësaj zone kanë nisur të mërgojnë drejt vendeve më të sigurta.

Forcat e armatosura të opozitarëve, të formuara nga brigadat “Sulltan Murat” e “Mutasim”, grupet “Feyleku Damask” dhe “Ahraru Damask”, javën e fundit u kishin dhënë peshë përleshjeve me DAEH-in në krahinat në veri të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, duke pasur me vete edhe mbështetjen ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

DAESH-i kishte rimarrë Çobanbejin, qyteza turkmene më e madhe në veri të Sirisë, fshatrat Kasacik, Tat Humus, Tel Sefir, Karagoz, Tel Ahmar si dhe çifligjet Shahin që ndodhen përreth dhe kontrolli i të cilave në fillim të javës kishte kaluar në anën e opozitarëve.

Luftimet intensive ndërmjet opozitarëve dhe organizatës terroriste DAESH në këtë rajon vazhdojnë me synimin për të sprapsur terroristët.

Artikulli paraprakStamboll – Krijohet Këshilli Koordinues Turko-Saudit
Artikulli vijuesFMN: Niveli i borxhit të vendeve të pasura gati sa ai i pasluftës