Bala: Refugjati nga Kroacia bëhet ministër, shqiptari dëbohet

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlije Bala ka reaguar për arrestimin e më pas deportimin nga Kosova të Boiken Abazit , anëtar i kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i kësaj lëvizjeje, transmeton Klan Kosova.

Ajo në një status në llogarinë e saj në Facebook ka përmendur edhe rastin e ministrit serb Ljubomir Mariq duke pyetur se a është e ligjshme që  refugjati serb nga Kroacia  të  bëhet ministër në Qeverinë e  Kosovës?.

“Lista Srpska a është e ligjshme, refugjati serb nga Kroacia a është i ligjshëm që  të bëhet ministër në qeverinë e Kosovës.

As lista Srpska as ministri refugjat nuk e njohin shtetin e Kosovës. Madje e luftojnë shtetin e Kosovës.

I vetmi faj i Boikenit është që lufton për shtetin e Kosovës” ka shkruar ajo.

Mediat kosovare kishin raportuar  lidhur me rastin sesi  Ljubomir Mariq para se të bëhej ministër i Adminstrimit të Pushtetit Lokal erdhi në Kosovë si refugjat i ikur nga Kroacia.

Artikulli paraprakZbulohen pamjet e para të iPhone 7
Artikulli vijuesKurdët deklarojnë sistem federal në veri të Sirisë