Sulm me bomba fuçi në Halep, 7 të vdekur dhe 32 të plgaosur

Të paktën shtatë civilë u vranë dhe 32 u plagosën në një sulm me bomba fuçi në Halep, të hedhura nga helikopterët e regjimit të Asadit.

Të paktën shtatë civilë u vranë dhe 32 u plagosën në një sulm me bomba fuçi në Halep, të hedhura nga helikopterët e regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet e mbrojtjes civile në Halep, helikopterë të forcave të regjimit të Asadit rreth mesnatës sulmuan me bomba fuçi në rajonin Adan i cili gjendet në veri të Halepit dhe qytezën Han Asel në perëndim të këtij qyteti.

Si pasojë e sulmit të paktën shtatë persona humbën jetën, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë, dhe u plagosën 32 të tjerë.

Të plagosurit u transferuan në spitalet e improvizuara në këtë rajon. Ndërkohë është raportuar gjithashtu se për shkak të sulmit infrastruktura në këtë rajon është dëmtuar rëndë.

Artikulli paraprakSHBA, së shpejti hetime kundër Lëvizjes Gulen për shkak të aktiviteteve kriminale
Artikulli vijuesDalja e Britanisë nga BE-ja “do të komplikonte” ekonominë globale