Siri, masakrohen fëmijë në Alepo

Një tjetër masakër fëmijësh, serish në Haleb. Gjakderdhja në Siri nuk ka të ndalur. Nëntë të mitur ishin në mesin e 15 viktimave të një bombe që goditi lagjen Sheik- Maksud të kryeqendrës veriore të Sirisë.

Të dyja palët ne konflikt presin me padurim ta shtien në dorë këtë lagje strategjike me shumicë kurde, transmeton TCH.

Sheik-Maksudi ndodhet në një kodër në skajin verior të Halebit dhe sheh për nga qyteti.

Pozicioni i saj e bën tepër të lakmuar për faktin se kush arrin ta kontrollojë, ka mundësinë të qëllojë objektivat e kundërshtarit me zjarr mortaje e artileri.

Haleb dhe Damasku, dy qytetet më të mëdha të Sirisë, janë dy prej fronteve kritike te luftës mes qeverisë së Bashar al-Assadit dhe rebelëve që kërkojnë ta përmbysin. /kohaislame

Artikulli paraprakNdalimi i duhanit 100 % – sfidë
Artikulli vijuesRreth 77% vuajnë nga tensioni i lartë