Siri, opozitarët marrin kontrollin e dy fshatrave nga ISIS-i

Trupat opozitare siriane, në rrethinën e fshatit Yeni Yaban i cili ndodhet në lindje të Azez-it në Halep, kanë vrarë 16 pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mes ISIS-it dhe trupave opozitare kanë ndodhur përleshje të dhunshme në fshatin Yeni Yaban i cili ndodhet në lindje të Azez-it.

Trupat opozitare i kanë vrarë 16 pjesëtarë të ISIS-it të cilët janë përpjekur të hyjnë në fshatin në fjalë. Opozitarët gjithashtu kanë marrë nën kontroll fshatrat Sandra dhe Shabanije, në lindje të Azez-it dhe ishin nën kontrollin e ISIS-it.

Artikulli paraprakFB publikon raportin e transparencës: Maqedonia me 49 kërkesa për 40 llogari
Artikulli vijuesIsh-të burgosurit në burgjet izraelite hapin ‘restorant në rrota’