Siri, nga sulmet e regjimit në Halep vriten 20 civilë

HALEP (AA) – Një helikopter i regjimit sirian kreu sulm me bomba fuçi ndaj vendbanimit Meshhed në Halep duke lënë të vdekur të paktën 20 persona dhe 25 të tjerë të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Mbrojtjes civile në Halep, Ibrahim Ebu Lejs, për gazetarin e AA-së deklaroi se një helikopter i regjimit të Asadit sulmoi me bomba fuçi vendbanimin Meshhed në Halep, vendbanim ky që gjendet nën kontrollin e forcave opozitare.

Artikulli paraprakTurqi, arrestohen tre ushtarë nga organizatorët e sulmit ndaj Erdoğan-it
Artikulli vijuesPresidenti Erdoğan takohet me liderët e 3 partive politike në Turqi