Siri: Numri i të vrarëve kalon 17.000, shumica civilë

Numri i të vdekurve ka kaluar 17.000 që nga fillimi i kryengritjes kundër presidentit Bashar al Assad në mars të vitit 2011, raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.

Dhuna është gjithmonë në rritje në muajt e fundit dhe është vështirë të caktohen shkaktarët e saktë të gjakderdhjes gjersa vendi është nisur drejt luftës civile.
Qeveria kufizon lëvizjen e lirë të gazetarëve, duke e bërë të pamundur verifikimin e pavarur të shifrave të të vrarëve.
Observatori raporton se në mesin e 17.129 viktimave 11.897 janë civilë, 4348 ushtarë dhe 884 dezertorë nga ushtria.
Grupi ka një rrjet aktivistësh në terren të cilët dokumentojnë vdekjet dhe të drejtat e njeriut duke përdorur raportet e dëshmitarëve okularë, raportet në spital dhe videot.
Një grup tjetër, Komisioni për Koordinim Lokal thotë se konflikti në Siri deri tani ka marrë jetën e 14.841 civilëve./mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakKuçi mohon se ka gisht në zgjedhjet në UP
Artikulli vijuesUshtarakët britanikë në gatishmëri për Olimpiadën