SIRI – OKB – KËSHILLI I SIGURIMIT PËRPILON NJË REZOLUTE TË RE PËR DAMASKUN

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara po punon për përpilimin e një rezolute të re për mbështetjen e planit të paqes të të dërguarit të posaçëm ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Annan, njoftuan burime diplomatike perëndimore pak minuta më parë, kur do të fillonte takimi i pesëmbëdhjetë vendeve anëtare, ku i pranishëm do të jetë edhe vetë Annan.

Dokumenti i ri do të ketë si shënjestër dhënien e direktivave më specifike dhe nxjerrjen në pah të sanksionimeve më të nevojshme në kuadër të zbatimit të planit të paqes, përfshi edhe një datë të caktuar dhe afat kohor që i lihet Damaskut për të vepruar paqësisht. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakZgjedhjet në UP: “Reforma” e para, “Paqja studentore” e dyta
Artikulli vijuesAmbasadori Selimi në “BMW 7”