Zgjedhjet në UP: “Reforma” e para, “Paqja studentore” e dyta

Drejtues të KQZ-së kanë deklaruar se studentët i janë përgjigjur masivisht votimit për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre nëpër këshilla të fakulteteve dhe në Parlamentin Studentor.

Sipas rezultateve, organizata e parë në këto zgjedhje ka dalë Lista Studentore “Reforma”, e dyta “Paqja Studentore”, kurse e treta është “Unioni i Studentëve Pro-Evropian”.

Në emër të KQZ-së, Vaxhid Sadriu deklaroi se pjesëmarrja e studentëve ka qenë masive për arsye se kanë marrë pjesë më shumë se 31 për qind e studentëve në zgjedhje.

Pragu për këshillat e fakulteteve ka qenë 3 për qind sipas rregullores, kurse për Parlamentin studentor të UP-së censusi ka qenë 5 për qind.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 14 organizata, vetëm një prej tyre nuk është certifikuar, sepse nuk i ka dorëzuar listat.kohaislame

Artikulli paraprakGjykata zvicerane pa vendim, kosovarëve nuk u paguhen pensionet
Artikulli vijuesSIRI – OKB – KËSHILLI I SIGURIMIT PËRPILON NJË REZOLUTE TË RE PËR DAMASKUN