HALEP (AA) – Pjesëtarët e ushtrisë opozitare siriane kanë nisur sulme ndaj pozicioneve të forcave të regjimit në Halep të cilat i mbajnë nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat opozitare sulmojnë pozicionet e regjimit me armë të rënda, ndërsa grupeve opozitare i prinë Brigada Fetih.
Siç raporton gazetari i AA nga Halepi, forcat opozitare granatojnë pozicionet e ushtrisë besike të regjimit të Bashar al-Assad me raketa të llojit Grad dhe Fil.
Opozita ka njoftuar për një ofensivë të madhe për të thyer rrethimin e Halepit, ndërsa operacionet kanë filluar sot pas përgatitjeve tre-javore.