Turqia kërkon nga NATO ti jep fund misionit të saj në Detin Egje

0
430

Ministri i Mbrojtjes të Turqisë Fikri Işık i ka kërkuar NATO-s që t’i japë fund misionit kundër emigrantëve në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve të enjten, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Fikri Işık: “Ne kemi njoftuar zyrtarisht NATO-n në lidhje me qëndrimin tonë, se ky aktivitet i NATO-s duhet të përfundojë deri në fund të vitit”.

“Ky ishte mision i përkohshëm dhe qëllimi i këtij misioni është arritur. Nuk ka nevojë që ajo të vazhdojë. Janë apo nuk janë forcat e NATO-s atje, ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër lëvizjes së emigrantëve. Sipas nesh, nuk ka nevojë që NATO ende të mbajë forcat e saj në Detin Egje”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık

Ai shtoi se rënia dramatike e numrit të emigrantëve që kalojnë përmes Detit Egje ka ndodhur falë operacioneve të suksesshme nga patrullat e kryera të Komandës së Gardës bregdetare turke, dhe jo për shkak të NATO-s.

Disa orë pas deklaratës së ministrit Işık, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën për media tha se Aleanca ka vendosur që të vazhdojë fushatën në Detin Egje.

Ai theksoi se ky misioni i NATO-s ka për qëllim të ndihmojë Turqinë dhe Greqinë, si pjesë e operacioneve në Detin Egje për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.

“Prandaj kemi vendosur të vazhdojmë misionin tonë në detin Egje”, tha ai.

Turqia dhe BE-ja kanë nënshkruan në muajin mars një marrëveshje për parandalimin e migrimit ilegal nëpër Detin Egje sipas së cilës obligohen të ndërmarrin masa të rrepta kundër trafikantëve dhe përmirësimin e kushteve në të cilat ka rreth tre milionë refugjatë sirianë në Turqi.