Siri – OSDH: Më shumë se 115.000 të vdekur që prej fillimit të konfliktit por …

Të paktën 115.206 persona kanë vdekur gjatë konfliktit në Siri, shumica e të cilëve pjesëmarrës në luftime, njoftoi të martën Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, OSDH, mirëpo sipas të dhënave jozyrtatre thuhet se kanë humbur jetën më shumë se 250.000 njerëz. Shifra të cilën e ofron OSDH është për shkak të mos regjistrimit dhe zhdukjes së numrit të madh të të vdekurve.

“Rreth 115.206 persona kanë vdekur që nga fillimi i revolucionit sirian më 18 mars 2011 deri më 30 shtator 2013”, njoftoi organizata me seli në Britaninë e Madhe, që bazohet në informatat e një numri të madh mbështetësish dhe mjekësh në Siri.

Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, dhuna ka shkaktuar 47.206 të vdekur në radhët e forcave të regjimit të Presidentit Bashar al-Assad dhe 23.707 të vdekur në radhët e rebelëve, ndërkohë që pjesa tjetër e viktimave janë civilë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – UNHCR: 17 vende hapin kufijtë për strehimin e refugjatëve
Artikulli vijuesHolandë: Pakicat kërkojnë mësimin e gjuhës amtare në shkollat fillore