Holandë: Pakicat kërkojnë mësimin e gjuhës amtare në shkollat fillore

Në Gjykatën e Hagës është shqyrtuar çështja gjyqësore që është ngritur kundër shtetit nga prindërit e fëmijëve turq dhe pakicave të tjera, të cilët kërkojnë mësimin e gjuhës së tyre amtare në shkollat publike.

Lënda e gjuhës amtare është hequr nga kurrikulat nga shkollat në Holandë në vitin 2004. Pas kësaj mase të shtetit holandez prindërit turq dhe të pakicave të tjera filluan të kërkojnë të drejtën ligjore.

Me përkrahjen e shumë organizatave të shoqërisë civile turke në mbarë vendin në gjykatë u ngrit padia në lidhje me këtë çështje. Në ditët e kaluara në Hagë u mbajt seanca e parë e fundit gjyqësore.

Gjatë shqyrtimit të çështjes gjyqësore juristët turq thanë se lënda e gjuhës amtare duhet përfshirë sërish në programin arsimor të Holandës për shkollat fillore, duke shtuar se në lidhje me këto të drejta të pakicave sot ka shumë konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Kurse avokatët e palës mbrojtëse (shtetit holandez) përsëritën edhe një herë pikëpamjen që mësimi i gjuhës amtare përbën pengesë për integrimin e fëmijëve.

Kurse një grup protestuesish të mbledhur para ndërtesës së gjykatës mbanin në duar pankarta në përkrahje dhe mbështetje të mësimit të gjuhës amtare.

Gjykata e Hagës vendimin në lidhje me këtë çështje do ta shpallë më 13 nëntor./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – OSDH: Më shumë se 115.000 të vdekur që prej fillimit të konfliktit por …
Artikulli vijuesKur nëndetësja gabon kurs