Gjatë 11 ditëve të fundit që kur është arritur Marrëveshja për ndalimin e luftimeve mes forcave të regjimit të Sirisë dhe kryengritësve, kjo marrëveshje është shkelur 420 herë, ndërsa 83 persona e kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) vetëm sot janë regjistruar 81 shkelje të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve, ndërsa gjatë 11 ditëve të fundit ky numër është rritur në 420.