Siri – Schulz kritikon Parisin dhe Londrë për qëndrimin mbi embargon e armëve

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz kritikoi dje Londrën dhe Parisin për debatin mbi heqjen e embargos lidhur me furnizimin e opozitës siriane me armë.

“Do të dëshiroja që të mos bënim të njëjtin gabim përsëri brenda BE-së”, deklaroi socialdemokrati gjerman, në një intervistë për rrjetin televiziv vendas “N24”.

“Duhet të diskutojmë në mënyrë të qetë në qoftë se heqja e embargos do të çojë në zëvendësimin e Assad nga një qeveri demokratike”, theksoi ai.

“Kjo kërkon një shqyrtim të thellë, sepse Merkel kishte të drejtë mbi këtë çështje. Furnizimi i opozitës me armë do të çonte në furnizimin e regjimit të Assad me armë nga vendet e tjera. Prandaj do të ishte më mirë një qëndrim i përbashkët”, shtoi ai.

Duke reaguar ndaj qëndrimeve britanike dhe franceze, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se “duhet të ishim të kujdesshëm që regjimi të mos furnizohet më me armë nga vendet që e mbështesin”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakUshtria egjiptiane nuk do të ndërhyjë në krizë, pasi shumica e ushtarëve mbështesin Vëllazërinë Myslimane
Artikulli vijuesGabimet gjatë pastrimit të dhëmbëve që duhet të shmangen